Shtimi i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë ka bërë që qeveria të ndërmarrë masa të reja në përpjekje të frenimit të Covid-19.
Ndërkohë policia e Kosovës nga nesër nis me vendosjen e gjobave për çdo qytetarë që nuk respekton masat e publikuar nga Qeveria e Kosovës në kuadër të pandemisë së koronavirusit.
Sot Drejtori i Operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti ka thënë se dënimet do të jenë të mëdha.
Sipas tij, ndëshkimet në rast të shkeljes së rregullave do të shkojë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg, ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë, shkruajnë mediat vendase.
Deri më tani në Kosovë janë infektuar 4931 persona me koronavirus, nga të cilët 102 kanë ndërruar jetë.
Fjala e plotë
“Nga nesër do të fillojmë me shqiptimin e gjobave për shkak se numri i madh i të infektuarve është në rritje dhe po e shohim që nuk po ka alternativ tjetër pa filluar me shqiptimin e gjobave. Ne nga fillimi i zbatimit të vendimeve qeverisë kemi hapur raste sipas Kodit Penal sipas nenit 249 dhe 250 dhe kemi asistuar inspektorët sanitar ndërsa tash ne përveç asistimit të inspektorëve sanitar dhe rasteve që do t’i aplikojmë sipas nenit 249-250 të Kodit Penal të Kosovës do të marrim shënime qytetarëve që nuk i zbatojnë këto masa dhe të njëjtat do të procedohen të inspektorët sanitar të cilët do të bëjnë këtë paraqitje për ta Dënimet janë mjaft të mëdha dhe sipas nenit 249 dhe 250 dënimet shkojnë nga 2 vjet deri në 12 vjet burg ndërsa për kundërvajtje sipas Ligjit për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse deri në 8 mijë euro gjobë.
Duke e parë numrin e madh të infektuarve me Covid-19, Qeveria e vendit ka nxjerr një vendim ditëve të fundit që na obligon të gjitha institucionet për zbatimin e këtij vendimi dhe ndërmarrjen e masave me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19. Edhe Policia e Kosovës është pjesë e zbatimit të këtij vendimi, ku nga dje kemi filluar sensibilizimin e opinionit të qytetarëve për tërheqjen e vërejtjeve dhe këshillimit që të bartin maska dhe të mbajnë distancën fizike dhe të mos grumbullohen në lokacione të caktuara në numër të madh të tyre. Policia e Kosovës kur ka masa shtesë të sigurisë aplikon orarin 12 orësh të cilën orar do ta aplikojnë prej ditës së nesërme, policët do të angazhohen në asistencë të inspektorëve dhe krye detyrave të rregullta nëpër stacione policore nëpër të gjitha komunat dhe do të punojnë me orar 12 orësh dhe do të ketë prezencë maksimale nëpër sheshe, që të ndikohet në parandalimin e përhapjes së virusit. Padyshim që nëpër të gjitha qytetet e Kosovës ka pasur kësi monitorim dhe nga nesër shumica e zyrtarëve e zyrtarëve policor që punojnë në nivelin qendror do të dislokohen në asistencë drejtorive rajonale dhe do të angazhohen në këto drejtori në kryerjen e detyrave që kërkohen prej tyre.”
Bo.Ba/fjala.al