Manjola Kajana emërohet si prokurore në SPAK, KLP mblidhet on line

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbledhja e 63-të e Këshillit të Lartë të Prokurorisë është organizuar online si gjithnjë në praninë e të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe përfaqësueseve nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS, OPDAT si dhe vëzhguesë tё tjerë tё akredituar.

Pasi ka verifikuar plotësimin e të gjitha kushteve dhe kritereve të parashikuar në ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, në referencë të vendimit të tij, nr.137 datë 16.07.2019 “Për miratimin e listës me renditjen e kandidatëve për prokurorë në Prokurorinë e Posaçme”, si dhe të Vendimit të KPA-së , datë 10 korrik 2020, për lënien në fuqi të vendimit nr.162 datë 19.06.2019 të KPK-së “Për konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit znj. Manjola Kajana”,

Këshilli ka vendosur unanimisht emërimin si prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) znj. Manjola Kajana për një mandat 9 (nëntë) vjeçar pa të drejtë riemërimi.

Me emërimin e saj, SPAK ka aktualisht në strukturën e tij 13 prokurorë nga lista e 15 prokurorëve të zgjedhur nga Këshillin i Lartë i Prokurorisë. Me këtë rast, kryetari Gent Ibrahimi i bëri edhe një herë thirrje organeve të Vettingut për të përshpejtuar afatet për verifikimin e figurës, pasurisë dhe aftësive profesionale për dy prokurorët e mbetur, Anton Martini dhe Elizabeta Imeraj, pjesë e listës së sipërpërmendur.

Ditën e nesërme, e martë 14 korrik 2020, pritet të zhvillohet edhe ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Video/ Karkaleci i afrohet te qafa, Jennifer Lopez bëhet virale në rrjet me reagimin!

Një moment i papritur gjatë koncertit të Jennifer Lopez në Almaty tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u bë...

Fotot e projektit, si do të jetë Akademia e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të hënë foto të projektit për Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai thotë se ky projekt vjen...

Surpriza emocionuese e Arbanës për babain në dasmën e vëllait, lë të gjithë pa fjalë

Familja e moderatores së njohur Arbana Osmani ka përjetuar një ditë të paharrueshme, e mbushur me gëzim dhe emocione, në dasmën e vëllait të...

374,8 milionë lekë për të transformuar hyrjen Shirokë–Shkodër, FSZH hap tenderin

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli sot tenderin për projektin e ndërhyrjeve në bregun perëndimor të lumit Buna, që do të transformojë dhe rikualifikojë zonën...

Ishte duke notuar, humb jetën pushuesi në Divjakë

Një pushues në Divjakë ka humbur jetën duke notuar në det. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30. Viktima është 70-vjeçari Vangjel Thomai nga Lushnja. Dyshohet që i ndjeri...

Lajme të tjera

Web TV