Shifra rekord infektimesh, humbin jetën dy pacientë te Infektivi

Dy persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë në orët e fundit.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se, në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ndërkohë kujtojmë se sot është shënuar rekordi absolut i infektimeve me koronavirus qysh nga nisja e pandemisë, me 117 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1462 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës./Bl.Ba.Fjala.al