Pipero: Ja momenti i parë kur patëm frikë në Infektiv, vaksinën e bëj i pari “live”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i Infektivit Pëllumb Pipero ka rrëfyer në emisionin “Opinion” për momentet e vështira në spital gjatë këtyre muajve të vështirë për shkak të pandemisë.

Ai u shpreh se momenti më i vështirë ishte kur është pyetur në studio nëse COVID-i kishte hyrë në Shqipëri dhe u përgjigj me “po”, ndërsa momente të vështira kanë qenë edhe humbja e jetës nga pacientët apo kolegët.

Për sa i përket frikës nga pandemia, ai tha se frikë ka patur në momentet e para kur Infektivi u gdhi me dy pacientë të infektuar, ndërsa shtoi se mendon që në janar do të ketë rritje të rasteve.

Mjeku u shpreh se do ta bëjë vaksinën i pari dhe “live” në një emision, ndërsa shtoi se pret që fundi i pandemisë në vendin tonë të jetë në muajin mars.

“Momenti më i vështirë ka qenë kur më ka pyetur Fevziu në studio nëse ka hyrë COVID-i në
Shqipëri apo jo dhe unë i kam thënë që ka hyrë. Moment i vështirë është humbja e jetës së një pacienti apo edhe më shumë i humbjes së jetës së një kolegu.

Frika është njerëzore. Natyrisht që momentet e para edhe kemi patur frikë sidomos kur Infektivi u gdhi me 2 pacientë të shtruar në spital. Ka qenë një moment frike përballja me të panjohurën.

Besoj fort që edhe gjysma e dytë e janarit do të ketë rritje të numrit të rasteve, por marsi apo fundi i marsit do të shënojë fundin e pandemisë në vendin tonë.

Vaksinën do ta bëj i pari fare ndoshta, në një studio televizive të besueshme”, tha Pipero
l.m/Fjala.al

Të fundit

“Rrënimi nis te shitja e votës”/ Gjekmarkaj nuk ndal sulmet nga Kukësi

Nënkryetari i Rithemelimit Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar...

Grabitën turistët italianë, Vlora Marina mbulon vlerën e vjedhur

Vlora Marina është ofruar vullnetarisht që të mbulojë vlerën prej 2 500 € që i janë vjedhur turistëve italianë në Vlorë dy ditë më...

Analiza/ 2.3 miliardë euro nga Diaspora tek ne?

Nga Fatos Çoçoli  Sot, të 5 mijë e 141 vendet e uljes në Stadiumin Olimpik “Galatsi” në Athinë ishin mbushur si kurrë më parë, me...

A shkakton ankthi ëndrra të këqija? Ja ç’thonë psikologët

Ndodh që ëndrrat e këqija pasqyrojnë gjërat që keni përjetuar gjatë ditës apo ngjarje në botën reale. Por, duket se këto ëndrrat mund të...

Dita Ndërkombëtare e Infermierëve/ Koçiu: Rritëm pagat mbi 70%, ja kur do ti çojmë 100%

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin e organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve gjatë së cilës...

Lajme të tjera

Web TV