Tre raste të reja me virus në Fier, infektohen dy mjekë dhe një grua

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar tre raste të reja infektimesh me koronavirus në Fier. Mësohet se mes tyre dy janë mjekë dhe rasti i tretë, i një gruaje.

Burime për “Fjala.al”, bëjnë me dije se mjeku ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku edhe mund të jetë prekur nga virusi.

Në momentin e parë që ka konstatuar shenja të virusit nuk është paraqitur më në punë, ndërsa deri më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në ketë spital.

Ndërkohë një tjetër mjek, i cili punon në Levan, por banon në Fier ka rezultuar pozitiv me Covid, duke bërë që të merren kontaktet e afërta të tij.

Pas tamponit pozitive ka rezultuar edhe një grua, duke e çuar në tre numrin e personave të prekur në Fier brenda një dite.

Prej disa ditësh Fieri ka pasur një numër të vogël infektimesh me Covid./Bl.Ba/Fjala.al