Dita kombëtare e Francës/Ruçi letër homologut të tij: Kemi besim në mbështetjen tuaj për çeljen e negociatave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Francës, homologun e tij Richard Ferrand, me rastin e festës kombëtare të Francës, 14 korrikut.

Nëpërmjet një letre urimi Ruçi ka shprehur edhe kërkesën e tij për mbështetje të Francës dhe Asamblesë Kombëtare në rrugëtimin e Shqipërisë për çeljen e negoziatave.

Në përfundim të kësaj letre Kryetari i Kuvendit i është drejtuar me një ftesë zyrtare homologut të tij Ferrand për një vizitë në Shqipëri.

Sot Franca feston si rrallë herë në kushte pandemie ditën kombëtare të 14 korrikut, kur një nga ngjarjet historike dhe unike të historisë botërore u shënua pikërisht në Bastije, në vitin 1790 ku kështjella e atij qyteti u dogj dhe Revolucioni francez shënoi një pikë kthese të pandalshme.

 MESAZHI NGA GRAMOZ RUÇI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Presidentin e Asamblesë Kombëtare të Francës, z. Richard Ferrand, me rastin e Festës Kombëtare: Franca ndriçon popujt drejt lirive, mirëqenies, demokracisë, kushtetueshmërisë, solidaritetit dhe paqes.

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër urimi Presidentit të Asamblesë Kombëtare të Francës, z. Richard Ferrand, me rastin e 14 korrikut, Festës Kombëtare të Republikës Franceze.

“Me rastin e 14 korrikut, Festës Kombëtare të Francës,  Ju dërgoj urimet më të ngrohta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht.

Revolucioni francez u bë një moment kthese jo vetëm në historinë e Francës, por në historinë botërore. Franca u lartësua si atdheu i lirive dhe i të drejtave të qytetarëve dhe vazhdon të ndriçojë dhe të influencojë popujt e botës drejt lirive, të drejtave, mirëqenies, demokracisë, kushtetueshmërisë, sundimit të shtetit të së drejtës, solidaritetit dhe paqes.

Franca është një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt demokracisë, zhvillimit, progresit dhe bashkimit me familjen europiane.

Lexo edhe :  Rama: T’u hiqen licencat noterëve e avokatëve që japin shërbime e-Albania me pagesë

Gjej rastin që, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, të falenderoj Asamblenë Kombëtare të Francës dhe Ju personalisht për mbështetjen ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Siç jeni në dijeni, Këshilli Europian vendosi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe ky vendim është rezultat edhe i mbështetjes së Presidentit Macron, Asamblesë Kombëtare dhe Tuajës personalisht.

Kuvendi i Shqipërisë është aktualisht i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues. Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e Asamblesë Kombëtare dhe të Francës që negociatat të çelen brenda këtij viti dhe të fillojë sa më parë  diskutimi i kapitujve të tyre.

Duke përfunduar, më lejoni, Zoti President, të shpreh edhe njëherë kënaqësinë se Franca po del nga situata e pandemisë dhe populli francez po i kthehet jetës normale dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe Asambleja Kombëtare e Francës do të vazhdojnë bashkëpunimin midis tyre.

Kam kënaqësinë që t’Ju ftoj për një vizitë zyrtare në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për Shkëlqesinë Tuaj.”, shkruan në letrën e tij të urimit Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

 

Të fundit

Jam studiues i gjenocidit. E njoh kur e shoh

Nga Omer Bartov* Fjalët “Kurrë më” – të shkruara me gërma të mëdha mbi një fotografi të një fëmije që...

“Mirësevini në Shqipëri”, SMS-ja që u kushtoi qindra paund britanikëve në Korfuz

“Daily Mail” shkruan se pushuesit britanikë që kanë shkuar në Korfuz të Greqisë këtë verë duhet të bëjnë kujdes për një tarifë të fshehtë të...

Flet kryebashkiaku demokrat i Kavajës: Për çfarë komunikoj me kryeministrin Rama

Kryebashkiaku demokrat i Kavajës, Fisnik Qosja, foli për momentin kur shkëmbyen batuta me kryeministrin Edi Rama në lidhje me procesin e legalizimeve. Qosja tha se...

Programi bërthamor/ Europa “gozhdon” Iranin: Afat deri në fund të verës për…

Ministrat e Jashtëm të Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë, si dhe Përfaqësuesin i Lartë i Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, i kanë...

Hapësirat publike, lirohen 17 mijë m² në Tiranë, IMT: Ndërhyrje edhe brenda lagjeve

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë, me qëllim kthimin e trotuareve dhe ambienteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve. Deri më...

Lajme të tjera

Web TV