Festa Kombëtare e Francës/Meta letër Macron: Mirënjohje, shpresojmë te negociatat!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i ka nisur një letër urimi homologut të tij francez, Emmanuel Macron, me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

“Jam i bindur se, falë vullnetit dhe përpjekjeve të përbashkëta, bashkëpunimi ndërmjet Francës dhe Shqipërisë do të forcohet edhe më shumë në të gjitha fushat”, shkroi Meta ndër të tjera, duke shpresuar se Franca nuk do ta bllokojë sërish Shqipërinë, sa i përket negociatave me BE-në.

“Përfitoj nga rasti të shpreh gjithashtu mirënjohjen e thellë për ndihmën e madhe që Ju dhe Franca po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian”, shkroi ndër te tjera Meta.

Letra e plotë e Ilir Metës:

I nderuar Zoti President, Emmanuel Macron

Me rastin e Festës Kombëtare të Francës, Ditës së Bastijës, më lejoni të shpreh në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të sinqerta për Ju dhe popullin mik francez.

Marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis dy vendeve dhe popujve tanë kanë krijuar një bazë solide miqësie e partneriteti për të ardhmen.

Jam i bindur se, falë vullnetit dhe përpjekjeve të përbashkëta, bashkëpunimi ndërmjet Francës dhe Shqipërisë do të forcohet edhe më shumë në të gjitha fushat.

Përfitoj nga rasti të shpreh gjithashtu mirënjohjen e thellë për ndihmën e madhe që Ju dhe Franca po i jepni Shqipërisë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.

Mbështetja Juaj dhe e një vendi mik si Franca, si dhe metodologjia e re e zgjerimit, janë inkurajim dhe motivimi i duhur për ne për të vijuar me vendosmëri përmbushjen e reformave që do të mundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Duke shprehur dhe një herë urimet më të mira për Ju, për zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të Francës, si dhe dëshirën time për t’Ju mirëpritur në Shqipëri në një kohë të përshtatshme, ju lutem Zoti President, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Çfarë është stërvitja e mendjes, si ta praktikoni?

Si pas të dhënave gjatë pandemisë 4 në 10 të rritur kanë shfaqur simptoma depresioni apo çrregullime ankthi. Ky...

Lapaj: Po presim 1000 vota që t’i marrim një mandat PS në Fier

Drejtuesi i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, është shprehur se janë pranë fitores së një mandati deputeti në Fier. Komentet Lapaj i bëri në...

Zelensky njofton vizitë në Turqi: Nëse Putin nuk vjen…

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar se do të fluturojë për në Turqi të enjten për t’u takuar me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan,...

Ushqimet që do t’i mbajnë larg alergjitë e pranverës

Pranvera është stina që na vë në humor për shëtitje në natyrë, por është edhe stina kur alergjitë bëjnë shfaqjen e tyre. Nëse humori juaj...

150 mln euro për një futbollist? Legjenda e Gjermanisë: “Bayern nuk i ka aq para, por…”

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, mendon se Bayern nuk i ka 150 mln euro për Florian Wirtz. Kjo është shifra që kërkon Bayer Leverkusen,...

Lajme të tjera

Web TV