Legjionarët, Bare “i mëson” Sadikut si të shënojë, por Malaga sidoqoftë humbet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njëri kuqezi luan si titullar, por nuk e gjen golin, ndërsa vjen një tjetër kuqezi, që futet si zëvendësues, por gjen golin në skajet e minutave shtesë. Sidoqoftë, as njëri e as tjetri nuk arritën dot të ndihmonin skuadrën e tyre që shmangte humbje, një humbje që e mban Malagën në vallen e mbijetesës teksa kanë mbetur edhe dy javë nga përmbyllja e sezonit në nivelin e dytë të kampionatit spanjoll të futbollit, që njihet si Segunda Division.

Kështu ka ndodhur të hënën në mbrëmje me dy shqiptarët e skuadrës spanjolle, Armando Sadikun dhe Keidi Baren, që kanë patur një mbrëmje me kontraste. Sulmuesi ka qenë titullar në humbjen përballë Sportingut të Gihonit, duke luajtur përgjatë gjithë ndeshjes, por pa e gjetur dot rrugën e rrjetës. Dy golat në pjesën e parë të vendasve, bënë që Gihoni të marrë fitoren me shifrat 2-1. Ndërkohë, në këtë ndeshje ka bërë një paraqitje shumë të mirë edhe mesfushori i Kombëtares, Keidi Bare.

Ai u fut si zëvendësues dhe. në minutën e 93-të, shënoi golin e vetëm për Malagan. Bare zëvendësoi Luis Munjozin në minutën e 54-t dhe, pasi ishte ndëshkuar me karton të verdhë në minutën e 79-të, gjen rrugën e rrjetës në minutën e 3-të shtesë të pjesës së dytë. Megjithatë goli i shqiptarit vlejti vetëm për statistikë, pasi Malaga nuk ia doli të marrë të paktën një barazim. Aktualisht, skuadra e dy shqiptarëve mban vendin e 15-të në renditjen e kampionatit me 22 skuadra, por ende nuk e ka siguruar mbijetesën.

la.mi/Fjala.al

 

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV