Rikthehet “Shtëpia me gjethe”/Shfaqet ‘një histori censure’

Ekspozita për librat e ndaluar në periudhën e komunizmit e cila u hap në fund të muajit shkurt në Bibliotekën Kombëtare është rihapur në “Shtëpinë me gjethe” në kryeqytet.

Ato libra të cilat janë ndaluar më herët mungojnë, por titujt e tyre i gjen në dokumentet e drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, ku përfshihen vendimet e ndalimit dhe vjen përmbledhtas një histori censure, për libra, kartolina e përkthime, fshirjen e emrave të redaktorëve a përkthyesve.

Dëshmi të tilla ngjarjesh të rënda që kanë përfshirë një shoqëri, për ministren janë nevojë për të ditur se çfarë na mohohej. Përndryshe, janë edhe shëmbëllesë e së shkuarës në të tashmen në forma të reja. Ndaj t’ju ruajtur ripërsëritjes, kujdesi për kujtesën është parësor.

Në hapjen e ekspozitës dy javore, drejtori i Bibliotekës Kombëtare Piro Misha mungoi. Këtë ta martë, në bibliotekë është konfirmuar një rast pozitiv me Covid 19, ndërsa është bërë edhe dezinfektimi i godinës.

 

Bo.Ba/fjala.al