Video/ Sherr brutal në qendër të New York-ut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një çift i bardhë arrestohet pas sulmit që i bënë një punëtori të thjeshtë të hotelit. Ata e quajtën majmun duke e ofenduar në këtë mënyrë për ngjyrën e zezë të trupit të tij. Kjo një shenjë racizmi e pa tolerueshme dhe nga vetë punëtori i hotelit.

Philip Sarner, 39 vjeç dhe Emily Orbay, 29 vjeç u arrestuan të hënën në New York City.
Ata u akuzuan për sulmin që i bënë Crystal Caldwell, 59 vjeçarit, në hotelin Connecticut.
Sarner dhe Orbay u panë në videot e mbikqyrjes duke goditur dhe shkelmuar Caldwell në fytyrë dhe trup.

Policia tha se Sarner do të akuzohet për sulm të shkallës së dytë dhe sulm të shkallës së tretë, ndërsa Orbay do të akuzohet për dy akuza të sulmit të shkallës së tretë.
Të dy ata do të përballen gjithashtu me një akuzë bazuar në fanatizëm dhe paragjykim, sipas NBC Connecticut.

Gjatë sulmeve të cilat u kapën në vëzhgim video ,Caldwell deklaroj që Sarner dhe Orbay vazhdimisht e quanin atë “majmun” prej ngjyrës së zezë të trupit të tij. Caldwell tha se sulmi ndodhi pasi njëri e thirri rreth orës 11 të mëngjesit për t’u ankuar se uji i tij i nxehtë nuk po funksiononte.

Ajo tha se i tha që mund të dërgonte një riparues ose t’i zhvendoste në një dhomë tjetër, në këtë pikë burri u revoltua. Më pas burri vrapoi drejt saj dhe u përpoq ta godiste. Ajo tha se ndërsa u përpoqa të largohesha duke u kthyer mbrapa , u grushtova në kokë në mënyrë të përsëritur.

Ndërsa në korridor, Caldwell tha që e dashura e burrit i bërtiste asaj në mënyrë agresive.Pas gërvishtjeve dhe goditjeve të marra ata e shtrënguan, duke e shtyrë atë përpara murit dhe më pas në tokë ku kanë filluar ta shkelmojnë në shpinë dhe plagosur brinjët e saj.

Lexo edhe :  Ngjyra e syve: Çfarë transmeton ajo?

Përveçse epitetit që i vendosen Caldwellit duke e quajtur ‘majmun’ gjatë sulmit të dytë, për të cilën ajo tha se ndodhi ndërsa policia ishte në vend, ajo pretendoi se çifti gjithashtu tha: ‘Black Lives Matter? Jeta juaj nuk ka rëndësi, ju nuk meritoni të jetoni në këtë tokë. ‘

Policia tha se pas shikimit të pamjeve të vëzhgimit të pjesshëm të incidentit të parë, ata kishin shkaqe për të arrestuar Sarner dhe Orbay, por për shkak të masave paraprake koronavirus, ata u ndaluan të hynin në ER për të bërë arrestimin./St.Su/Fjala.al

 

Të fundit

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Çështja “Meta”, disa persona kanë dëshmuar, do të shesin njëri-tjetrin

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se për dosjen CEZ-DIA, ku ish presidenti Ilir Meta është marrë i pandehur, kanë dëshmuar disa persona. Në emisionin...

Lajme të tjera

Web TV