Zjarr në kodrat e Levanit, era favorizon përhapjen e flakëve

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme kodrat e Levanit në afërsi të Fierit.

Janë përfshirë nga flakët e zjarrit kodrat anës rrugës nacionale Fier-Levan ndërkohë që autoritetet janë vënë në levizje për shuarjen  e flakëve.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrëfikëset e Fierit dhe Patosit të cilat po punojnë për të mbajtur në kontroll situatën.

Menaxhimi i situatës ka patur vështirësi për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë që favorizon përhapjen e zjarrit. /Ra.My.Fjala.al/