Aktakuzat për krime lufte/ Thaçi vijon marrjen në pyetje për të tretën ditë në Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë, për të tretën ditë me radhë, do të pyetet sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Thaçi është paraqitur atje me ftesë të Prokurorit të Specializuar.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se më 24 prill ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Të martën, Thaçi nuk është deklaruar për media. Aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë, shkruan ‘rel’.

Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kumbulla nuk bind Gasperinin, Roma nxjerr në shitje mbrojtësin e Kombëtares

Marash Kumbulla mbylli një vit thuajse perfekt në La Liga, tek ekipi i Espanyol, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi...

Alarmi: Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të zhvendosen, kanë...

Misteret që nuk dihen ende/ Çfarë dimë deri më tani për dosjet Epstein?

Fjalët “dosjet Epstein” e kanë përndjekur administratën Trump për javë të tëra, ndërsa ajo përballet me një krizë në rritje që rrjedh nga krimet...

“Me telefonin tim Veliaj foli me bashkëshorten!”/ Zbardhet rrëfimi i gardianit

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dhënë dëshmuar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përdorur aparatin e tij celular...

Zbulohet ku do të zhvillohen bisedimet SHBA-Izrael për armëpushimin në Gaza

Larg Gazës, i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, është në Itali për t'u takuar me zyrtarë të lartë izraelitë dhe...

Lajme të tjera

Web TV