Fitoi luftën me Covid-19, Dimitrov rikthehet në fushë për US Open

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tenisti Grigor Dimitrov është shëruar nga koronavirusi, duke bërë të mundur kështu rikthimin në fushë për The United States Open.

Bullgari u infektua me Covid-19 gjatë turneut të “Adria Summer Tour” së bashku me 3 kolegë të tjerë Novak Djokovic, Borna Coric dhe Viktor Troicki.

Ish-numri 3 në botë ishte tenisti i parë që u infektua, duke bërë që ky turne të kritikohet për masat e ulëta të sigurisë që u morën, sidomos për distancimin fizik.

Ndërsa pas një muaji turnetë e tenisit do të rinisin në Amerikë, ku do të zhvillohet edhe grand slam i The United States Open, ku bullgari synon të luajë.

“Sapo mora një lajm të shkëlqyer nga Monako, jam shëruar nga Covid-19. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen gjatë kohës që isha në karantinë. Mezi pres të rikthehem në fushë për t’u stërvitur dhe për të qenë gati për turnetë amerikanë”, -shkruan Dimitrov krahas një fotoje në Instagram.

US Open rikthehet me 31 gusht në orën 17:00  dhe deri më tani nuk ka ndonjë komunikim për shtyrje të këtij kampionati.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

1994 – Sulmi me gaz sarin: paralajmërimi tragjik i terrorit të ardhshëm në Japoni

Më 27 qershor 1994, qyteti i qetë Matsumoto, në Japoninë qendrore, u trondit nga një akt makabër terrori, kur...

Përfundon procesi i rinumërimit të votave për qarkun Tiranë

Ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Në një deklaratë për mediat nga pallati i sportit “Farie Hoti”, anëtari i KAS,...

Elektorati gri u tregua shumë apatik më 11 maj…

Eduard Zaloshnja  Është shkruar e folur shumë deri më sot për votat që mori mazhoranca dhe opozita kryesore më 11 maj, por pak është analizuar...

“Faturën ta paguajnë arabët”/ SHBA mban bisedime sekrete me Iranin

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë në plan të zhvillojnë negociata sekrete mes tyre për çështjen e pasurimit të urniumit. Burime ekskluzive për median...

Një spanjoll merr drejtimin e Flamurtarit

Carlos Garcia Badias është trajneri i ri i Flamurtarit. Spanjolli është zgjedhja e drejtuesve të klubit vlonjat për sezonin e ri, ku do të...

Lajme të tjera

Web TV