Infektohet me virus kryeministri i Republikës Serbe

Kryeministri i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë (RS), Radovan Vishkoviç është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Mediat bëjnë me dije se është testuar në Qendrën Klinike Universitare të Republikës Serbe, dhe rezultati i testit tregoi praninë e koronavirusit (SARS-CoV-2), njoftoi Qeveria e Republikës Serbe.

Më 13 korrik, edhe kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Fadil Novaliç, ka dalë pozitiv në testin e koronavirusit.

Ndërkohë në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, në Bosnje dhe Hercegovinë kanë vdekur katër persona, ndërsa 223 janë infektuar me koronavirusin e ri.

Deklarata

Puna e më tejshme Kabinetit të Kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë do të organizohet sipas rekomandimeve të Institutit për Shëndet Publik dhe shërbimeve epidemiologjike

 

Bo.Ba/fjala.al