Kryemadhi: Rama nuk na provokon dot, ne do hyjmë në zgjedhje

Megjithë tentativat e kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste për të provokuar opozitën, edhe me ndryshimet kushtetuese ajo do të futet në zgjedhje”.

Kështu është shprehur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin “Top Talk”. Ajo tha se sondazhet e fundit tregojnë se opozita sot është në kuotën e 86 mandateve dhe se nuk ka frikë të përballet me Partinë Socialiste në zgjedhje.

Fjala e plotë

Edhe me ndryshimet kushtetuese që do bëjë Rama do shkoni në zgjedhje?

Unë e kam thënë dhe me ambasadorët e huaj, kur kanë ardhur për përfshirjen e LSI-së në reformën zgjedhore, e kam thënë që mos u shqetësoni absolutisht. Edhe Taulant Balla po t’i numërojë votat e LSI-së dhe të opozitës, opozita ka mbi 86 mandate sot që flasim. Çdo hap i gabuar që bën Edi Rama dhe mazhoranca, shton akoma më shumë numrin e përkrahësve të opozitës, pavarësisht se kush është në opozitë. Një gjë duhet ta keni të qartë, nuk ka më asnjë lloj provokimi të Ramës për opozitën.”

-Do futeni në zgjedhje me ndryshimet kushtetuese?

“Thashë që ky zotëria nuk na provokon dot. Sigurisht që do të futet në zgjedhje opozita, pse çfarë kujtoni ju?”

-Edhe me ndryshimet kushtetuese?

“Po ç’ndryshime kushtetuese, ai rrezik sot del i katërti.”

 

Bo.Ba/fjala.al