Aksident me pasojë një fëmijë të plagosur rëndë është regjistruar paraditen e sotme në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, në rrugën e “Kavajës”, ku motori me drejtues shtetasin M.O., 34 vjeç, ka aksidentuar fëmijën me iniciale A.Gj, 6 vjeç.
Menjëherë pas aksidentit fëmija është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku raportohet se ndodhen nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Drejtuesi i motorit ndodhet në vendngjarje, gjithashtu edhe grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al