Tërmeti i 26 nëntorit/ 80 milionë dollarë për 6100 familje, do t’i meremetojnë vetë shtëpitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Adrian CIVICI

Nis ndërtimi i 50 shtëpive individuale në Tiranë

Rreth 6100 familje në Tiranë kanë pritur nga 26 nëntori i vitit të shkuar deri dje për të parë dritën jeshile lidhur me fondet për riparimin e dëmeve që la pas tërmeti. Pas verifikimit të dëmeve në terren dhe vlerësimit të tyre është vendosur që rreth 6100 familje në kryeqytet do të marrin para në dorë për dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Kryebashkiaku tha se ka filluar firmosja e kontratave dhe disburisimi për 3 mijë grantet e para, ndërsa gjatë javës pritet të miratohen dhe 3100 dosjet e tjera. Ndërkohë pritet të që këtë javë të fillojë dhe ndërtimi i 50 banesave të reja individuale në zonën e Farkës, dhe po punohet paralelisht për kryerjen e ekspertizës së thelluar në 92 pallate, ku 52 prej tyre në zonën e Kombinatit dhe Kinostudios, të cilët do të prishen. Në Tiranë janë edhe 243 pallate që do të ndërhyhet për meremetimin e dëmtimeve të brendshme.

Fatura

Fatura e dëmeve për Tiranën është bërë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi dje se fondi total, i akorduar për qytetarët për meremetimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, arrin në 80 milionë dollarë. “80 milionë dollarë që u kushtohen granteve për memeremetim, sipas shkallës së dëmeve. Bashkia e Tiranës ka 5,6 milionë dollarë në proces dhe, nga ana tjetër, jemi në procesin e fillimit konkret në terren të punës për ndërtimin e shtëpive. Kjo e sotmja është vetëm një pjesë, në total do të miratohen 5100 dosje të tjera”, – tha Rama.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se 200 familje në banesa individuale dhe 2882 familje në banesa kolektive, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Tiranë. “Në Bashkinë e Tiranës do të fillojë shembja e godinave që konsiderohen të pabanueshme dhe të parindërtueshme. Të gjithë banorët e atyre shtëpive do të marrin shtëpi të reja, me kushte shumë më të mira”, tha Rama.

Shkollat

Rindërtimi do të ketë në fokus shkollat. Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, bëri me dije se paralelisht po avancohet me programin e ndërtimit të 140 shkollave në zonat e prekura, përmes fondeve të akodruara nga donacionet. “Me programin e granteve të rikonstruksionit për mermetimin e shtëpive, e gjithë zona e tërmetit po shërbehet nga ky program. 80 milionë dollarë, por shuma do të shkojë 87 milionë dollarë me 5100 dosje të Bashkisë Tiranë dhe 2 mijë të Durrësit.

Po ecet me shkollat, 65 milionë euro do të financojnë një numër të madh shkollash brenda 140 të përzgjedhurave. Jemi aktivë me Komisionin Evropian për arsimin dhe infrastrukturën arsimore”, është shprehur Arben Ahmetaj. Ai bëri të ditur se me Emiratet e Bashkuara ka përfunduar projektimi në Spitallë dhe në Durrës. “Janë edhe 12 shtete të tjera që kanë firmosur brenda Fondit të Zhvillimit, të cilat kanë bashkuar fondin prej 12,5 milionë eurosh në shërbim të zonave të dëmtuara”, u shpreh Ahmetaj.

Lexo edhe :  Efektet mbresëlënëse të kafesë kundër rrudhave

Kryeministri Edi Rama

I garantoj të gjithë se ne jemi çdo ditë pa orar në punë dhe ky është prioriteti i prioriteteve tona. Do të vazhdojmë intensivisht punën. Qeveria do t’i paguajë një për një të gjithë banorët, për meremetimet e dëmeve të tërmetit, në një shumë totale afro 8 miliardë lekësh, ose 80 milionë USD.

Ministri Arben Ahmetaj

Janë 140 shkolla në proces ndërtimi apo në procesin përfundimtar të tenderimit. Shuma është 65 milionë euro, që do të financojë një numër të madh të këtyre shkollave. Të premten do të inauguroni fillimin e punimeve në Farkë për 50 njësitë e para individuale. Ndërtimi i banesave kolektive urbane kërkon pak më shumë kohë.

Kreu i Bashkisë, Erion Veliaj

Burokraci minimale në shpërndarjen e pagesave. Për shtëpitë individuale kemi nënshkruar kontratat për 200 banesa të reja, 50 fillojnë këtë javë në Farkë. Po kryhet ekspertizë e thelluar për 92 pallate, 52 janë për prishje në Kombinat dhe Kinostudio, 10 pallate për rikonstruksion dhe 8 në proces testimi.

Tërmeti i 26 nëntorit, 1.15 miliardë euro ndihma ndërkombëtare për Shqipërinë

Konferenca e Donatorëve “Bashkë për Shqipërinë” organizuar nga Komisioni Evropian në Bruksel, në shkurt, mblodhi 1.15 miliardë euro grante, hua, e fonde për projekte zhvillimi nga rreth 100 vende që morën pjesë në këtë konferencë për të shprehur solidaritetin ndaj Shqipërisë në përpjekjen për t’u ringritur pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që la pas 51 viktima e qindra të plagosur. Bashkimi Evropian i dhuroi Shqipërisë 100 milionë euro dhe Komisioni Evropian 15 milionë.

Vendit tonë i erdhi në ndihmë Franca Emiratet e Bashkuara, Italia, Turqia, Gjermania, Zvicra, Greqia, Suedia, SHBA-je, Japonia e Serbia. Edhe institucionet financare më prestigjozë në botë dhanë mbështetjen e tyre për vendin tonë. Grupi i Bankës Islamike ofroi 365 milionë euro hua në 5 vitet e ardhshme dhe 50 milionë euro hua për rikuperimin e biznesit. Banka Botërore ofroi 160 milionë euro hua (85 milionë euro për rindërtimin, 6 milionë euro për spitalet, 6 milionë nga BERZH për pajisje dhe spitalet e prekura nga tërmeti).

Banka e Këshillit të Evropës për Zhvillim ofroi 100 milionë euro hua, 500 mijë euro grante. Banka Europiane e Investimeve ofroi një fond prej 2.5 milionë euro grante për përtëritje ekonomike, dhe 100 milion euro disponibilitet për hua (për rindërtimin, për rimëkëmbjen e bizneseve dhe projekte strehimi). BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim) ofroi 18 milionë euro hua për sistemet e ujësjellës kanalizimeve, në zonat ku dëmet janë më të mëdha.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Zbatimi i marrëveshjeve/ BE: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Dje u shënua 11 vjetori i arritjes së marrëveshjes së parë në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja e...

Lufta në PL/ Betejë brenda partisë dhe shtëpisë

Monika Kryemadhi e ka sfiduar dje Ilir Metën me një mesazh që mbante si print në bluzën e saj. “Here i am” i tha...

Media franceze: Zbuloni Shqipërinë për një përvojë unike

E vendosur në Evropën Juglindore, Shqipëria, me 70% të territorit të mbuluar nga një reliev kryesisht malor, ende nuk i ka zbuluar të gjitha...

‘Nuk jam krenar!’ Rama fton Mark Markun në podcast e i kërkon ndjesë publike për ironinë

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike aktualisht pedagog në gazetari ishte i ftuar sot në podcastin e kryeministrit Edi Rama. Rama kërkoi ndjesë publike për...

Lajme të tjera

Web TV