“Terror” nëpër rrugë, gjetje e veçantë për të shpërndarë mesazhin ndërgjegjësues

Vendosja e maskës ka qenë një nga masat e para të vendosura nga Instituti i Shëndetit Publik në vendin tonë dhe në gjithë botën e prekur nga koronavirusi.

Ditët e fundit vendi ynë ka shënuar shifra të larta të infektuarish dhe përdorimi i maskës është bërë i detyrueshëm në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruhet distanca fizike.

Por, shumica e shqiptarëve i kanë neglizhuar masat. Por, disa persona kanë bërë një gjetje shumë interesante për të ndërgjegjësuar shqiptarët.

Në rrugët e Tiranës është shpërndarë një letër nga ato që varen në rrugë për te lajmëruar vdekjen e dikujt.

Ky njoftim nuk ka një emër, por të shkruhet; “Njoftim, Nëna Juaj, Fotografia e tyre do të jetë këtu sepse nuk keni vendosur maskën tuaj për të shpëtuar veten dhe të tjerët. Vë maskën tuaj mbi gojë dhe hundë.”

la.mi/Fjala.al