Zbuloni 10 faktet interesante rreth Brazilit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa shumë njerëz mendojnë se e njohin Brazilin duke ditur vetëm se kryeqyteti i Brazilit është Brazilia, se pija kombëtare është kaipirinja dhe se Rio de Zhanejro është një vend fantastik për të festuar e për t’u qetësuar në plazh, ka disa fakte të tjera të panjohura rreth Brazilit, të cilat shumë njerëz nuk i dinë.

1.Natal, që nënkupton Krishtlindje, është kryeqyteti i Rio Grande do Norte dhe iu dha ky emër, sepse u themelua më 25 dhjetor.

2.Mbiemri më i përhapur në Brazil është Silva. Shumë i përhapur si mbiemër edhe në Portugali, Silva iu dha qindra skllevërve që u sollën në vend gjatë periudhës së kolonizimit.

3.Sipas një studimi të kryer nga Shërbimi i Ushqimit, rreth 1.5 milionë pica konsumohen çdo ditë në Brazil dhe shteti i Sao Paulos është përgjegjës për konsumin e 800 mijë të tillave.

4.Festivali i Karnavaleve të Brazilit është më i famshmi në botë.

5.Deri në vitin 2023, mendohet se ekonomia e Brazilit do të ketë arritur masën e asaj të Gjermanisë.

6.Gjuha angleze nuk është shumë e përhapur, ndryshe nga sa mund të mendohet. Mosnjohja e anglishtes është e theksuar veçanërisht në qytetet jashtë Sao Paulos dhe Rio de Zhanejros.

7.Puthja e të panjohurve është një zakon i vendit për të nxitur miqësi të reja.

8. Piranjat nuk hanë njerëz. Ndryshe nga filmat horror që kanë tmerruar njerëzit, piranja është një peshk     që ndodhet në shumicën e lumenjve të Brazilit dhe vendasit ia kanë dalë të shkojnë mirë me to. Ndonëse kafshojnë, piranjat nuk janë në gjendje t’i marrin jetën askujt.

9.Bikini brazilian u shpik në vitin 1987 nga shtatë motra braziliane që jetonin në Nju Jork.

Lexo edhe :  Shërbimi Sekret i SHBA qëllon një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë

10.Brazili është 100 për qind i pavarur në prodhimin e energjisë që shpenzon./St.Su/Fjala.al

 

Të fundit

Frika se SHBA mund të tërhiqet nga NATO, Italia nis punën për rritjen e ushtrisë së saj

Italia po ecën me kujdes në strategjinë e saj për Ukrainën, duke refuzuar dërgimin e trupave në një mision...

Eksporti ku ia kalojmë Serbisë/ Kultivimi i trangullit kornishon, Shqipëria kryeson

Në Fier ka nisur sezoni i mbjelljeve në serat diellore. Një nga fermerët më të mëdhenj në këtë sektor është Besnik Bogdani nga fshati...

Pse duhet të flini më shumë në fundjavë? Ja çfarë thonë studimet

Shkencëtarët pohojnë se më shumë gjumë se zakonisht të shtunën ose të dielën në mëngjes është i mirë për shëndetin tonë dhe mund të...

Shërbimi Sekret i SHBA qëllon një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë

Shërbimi Sekret amerikan ka qëlluar një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, tha agjencia. Incidenti ndodhi pak pas mesnatës të së dielës pas një...

BBC: Falë gjysheve kuzhina shqiptare po rilind

Shqipëria po gjen rrënjët e saj të kuzhinës falë ndihmës së gjysheve të shefave të kuzhinës, shkruan Tristan Rutherford për BBC. Tefta Pajenga, 76 vjeçe,...

Lajme të tjera

Web TV