Në Maqedoninë e Veriut u zhvilluan një ditë më parë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Ende pa një përfundimtare të votave, Zoran Zaev ka shpallur fitoren e Lidhjes Social Demokrate dhe koalicionit “Mundemi”.
Sakaq partitë shqiptarë kanë arritur të marrin 32 deputetë në parlamentin maqedonas.Gazetarja Linda Karadaku, foli në një intervistë për Abcnews për këto zhvillime.
Gazetarja e cilësoi historike marrjen e 32 deputetë nga shqiptarët, pasi kjo ndodh për herë të parë që nga viti 1991.
“Është fitore historike që nga viti 1991 kur Maqedonia e Veriut mori pavarësinë. Këtë numër deputetësh nuk e kanë pasur asnjëherë. 32 janë shumë në një parlament me 122 vende”
Karadaku bëri me dije se shqiptarët do të fillojnë që nesër negociatat për formimin e qeverisë së re. Sipas saj, Ali Ahmeti do të ulet në tryezë, por e rëndësishme është se çfarë do të kërkojë.
“Nga burime të politikanëve të lartë negociatat mund të fillojnë që nesër për formimin e qeverisë. Sot ne mëngjes Ali Ahmetit ka telefonuar Bilal Kasamin e Besës dhe i ka uruar fitoren. Dhe Bilal Kasami i ka uruar fitoren Ali Ahmetit.Ali Ahmeti do të ulet në tryezë. E rëndësishme është se çfarë do të kërkojë. Çfarë do të mbetet pjesë negociatave. A do të jetë kryeministri shqiptar pjesë e negociatave, apo do të hiqet dorë në këmbim të ministrive. Apo do të kemi një kryeministër shqiptar 2 vjet dhe kryeministër maqedonas dy vite të tjera”
Bo.Ba/fjala.la