Lajm i fundit/ Pas 5 orësh ndjekje në det të hapur kapet gomonia me drogë nisur drejt Italisë

Pas 5 orësh ndjekje në det të hapur është bërë e mundur kapja e mjetit lundrues të dyshuar se transportonte drogë nga Vlora drejt Italisë.

Mjeti lundrues u braktis nga skafistët dhe më pas u bllokua nga policia në afërsi të grykë-derdhjes së Vjosës

Pakot e dyshuara me drogë u hodhën në det ndërkohë vazhdon operacioni në rrugë tokësore nga policia e Vlorës. /Ra.My. Fjala.al/