Meta ashpërson tonet: Djegia e mandateve ide e marrë, oferta e Ramës për Bashën…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar djegjen e mandateve dhe ka reaguar ashpër lidhur me këtë cçështje duke ashpërsuar edhe tonet ndërkohë që ka deklaruar se djegia e mandateve ka qënë një ide e marrë

Në një konferencë për mediat kreu i shtetit tha se ishte kundër kësaj ideje që e quajti të marrë, ndërsa shtoi se këtë ia kishte komunikuar të gjitha palëve. “Ju kërkoni perfeksion kushtuese, ligjor, procedural, nga presidenti i Republikës, i cili ka qenë dhe mbetet shembulli më i mirë i respektimit në frymë dhe në germë të Republikës së Shqipërisë, të çdo ligji dhe konvente ndërkombëtare. Dhe kërkoni që të vendosni presidentin në një situatë jo perfekte. Që kur s’u hodh ideja e marrë e djegies së mandateve, kam qenë kundër. Ia kam bërë të ditura të dyja palëve dhe atyre që i bekuan këto ndryshime. Kam kërkuar që qeveria të bëjë dy hapa pas që mos të digjen mandatet dhe opozitës. Madje ia kam thënë dhe ndërkombëtarëve. Skam dalë unë t’i bekojë. S’ka njeri këtu dhe në botë, që këto që them s’janë të vërteta.”, tha Meta.

Teksa u pyet për ofertën që Basha deklaroi se i kishte bëre Rama për ‘Basha kryeministër, unë president’, Meta nuk preferoi që të përgjigjej.

“Për çështjen e dytë nuk dua të përgjigjen, jo për mungese të respektit për ju”, pohoi presidenti. /Ra.My. Fjala.al/

Të fundit

Sulmi në bazën amerikane, Irani e informoi Katarin më parë?

Irani thuhet se ka koordinuar sulmet ndaj bazave amerikane me Katarin, me qëllim që të minimizohen viktimat. Lajmi raportohet...

Irani: Sulmi sot ishte mesazh i qartë për SHBA!

Me sulmin ndaj bazës amerikane në Katar, “mesazhi i forcave të armatosura iraniane për Shtëpinë e Bardhë dhe aleatët e saj është i qartë:...

Vuçiç: Kemi ushtri të pakrahasueshme, nuk na sulmojnë dot më

Zhvillimet në botë kanë alarmuar Aleksander Vuçiç, i cili prej ditësh ka në fokus të daljeve publike vetëm fuqizimin e ushtrisë dhe armatimet. Pasi...

Rinumërimi i votave, në kuti nuk gjendet djalli!

Nga Sebi Alla Ndërsa janë rinumëruar rreth 40 për qind të votave të qarkut Tiranë, rezultatet nuk ndryshojnë, as në mandate, por as edhe në...

Iran-Izrael, a ka rrezik rrezatimi në Shqipëri?

Pas zhvillimeve në Lindjen e Mesme dhe sulmeve ndaj objekteve të ndjeshme në Iran, qytetarët kanë ngritur shqetësime për rrezikun e mundshëm nga rrezatimi....

Lajme të tjera

Web TV