Paralajmërimi i Rudina Hajdarit: Opozita parlamentare s’ka për t’i çuar dëm votat e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari, nga foltorja e Kuvendit, tha se opozita parlamentare ka votat e saj solemne dhe s’ka për t’i çuar dëm për interesat e ngushta të disa personave.

Për ndryshimet kushtetuese dhe debatin për marrëveshjen e 5 qershorit, Hajdari tha se listat nuk duhet t’i hapim në mënyrë fiktive por 100%.

Nëse kjo opozitë parlamentare nuk ka vend dhe rëndësi hajde ikim të gjithë. I dorëzojmë këto mandate dhe dalim.

Por nëse këtu kërkohet vota jonë, opozita parlamentare ka votat e saj solemne dhe s’ka për t’i çuar dëm për interesat e ngushta të disa personave.
Hapja e listave nuk është çështje e disa individëve.

Nuk bëhen në mënyrë të njëanshme. Pa luftën e shumë njerëzve jashtë kuvendit, të shoqërisë civile dhe tonën nuk besoj se kjo betejë do shkonte deri këtu. Nuk kam as sot besim tek Edi Rama.

Kam një thirrje, të vijë në Kuvend. Listat nuk duhet t’i hapim në mënyrë fiktive por 100%. Të vijnë në Kuvend njerëz me vlera të vërteta, që nuk kanë për t’i kthyer kurrizin njerëzve të thjeshtë, që nuk e shesin bregdetin e Shqipërisë, që nuk i shesin puset e naftës për qejfin e tyre.

Unë sa herë zgjohem nga gjumi dhe dal në rrugët e lagjes sime flas me çdonjërin sepse dua të krenohem që sjell zërin e tyre. Uroj të ndodhë realisht.

Mos të jemi më peng i së shkuarës por të vijmë të punojmë për të ardhmen e Shqipërisë”, deklaroi Hajdari.

Të fundit

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së, Alan Yentob

Alan Yentob, një prej figurave më me ndikim në historinë e BBC-së dhe një prej zërave më krijues të...

Kredia për shtëpi, shtrëngoni dorën!

Pas masave të tërthorta të miratuara vitin e kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi në muajin maj disa kufizime direkte që tentojnë të frenojnë “hovin”...

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Në zemër të Parkut Kombëtar Shebenik, në Fushë-Studën, një prej vendeve më të bukura dhe të paprekura të Shqipërisë , këtë javë u zhvillua...

Kërcënimet për Zvicrën vijnë edhe nga bandat e Shqipërisë dhe të Kosovës!

Në një intervistë për gazetën “NZZ am Sonntag”, Eva Wildi-Cortés, drejtore e re e policisë federale të Zvicrës, paralajmëron mbi rreziqet që i kanosen...

Një rrëfim zemre/ Edlira Çepani prek me fjalët për Gertin që s’është më

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, aktivistja për të drejtat e njeriut, Edlira Çepani, ndau një nga momentet më të ndjeshme dhe personale...

Lajme të tjera

Web TV