Përfshihet nga zjarri muzeu i njohur evropian

Muzeu i njohur çek “Kampa” në Pragë, është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme. Lajmi u konfirmua nga autoritetet vendase.

”Flakët arritën në një aneks të muzeut të artit modern, ku ndodhej edhe shpërndarësi i energjisë elektrike, por ato u vunë nën kontroll pas një ore”, theksuan zjarrfikësit.

Nga hetimet rezultoi se zjarri shpërtheu gjatë punimeve të restaurimit të muzeut.

I vendosur në një mulli të vjetër në zemrën e kryeqytetit çek, muzeu ”Kampa” strehon një koleksion veprash të piktorit të famshëm abstrakt, Frantisek Kupka, midis veprave të tjera.

Ai u themelua nga historiani dhe koleksionisti i artit Meda Mladkova dhe mbush 100 vjet në muajin shtator.

/En.Br./Fjala.al