Plagoset i riu në Bllok, me urgjencë në spital

Në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një plagosje në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se është qëlluar më armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një i ri.

Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e njohura të zonës, përballë një dyqani të një kompanie telefonike, pak metra larg vilës së diktatorit.

I riu është dërguar me urgjencë në spital ku i është dhënë ndihma e parë.

Ende nuk dihen shkaqet e plagosjes, por policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

la.mi/Fjala.al