Tronditëse/ Transferimi i Çinarit, Partizanit i bllokohet merkato për 1 vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Skuadrës së Partizanit i është bllokuar transferimi i lojtarëve për plot një vit nga FIFA. Ky vendim tronditës ka ardhur për shkak të transferimit, të cilësuar të parregullt të sulmuesit Erald Çinarit në 2018-ën.

Transferimet në hyrje janë bllokuar për plot dy merkato për të kuqtë e kryeqytetit. Pra këtë verë dhe në janar, kampionët ende në fuqi të Shqipërisë nuk do mund të bëjnë asnjë afrim.

Lojtari pezullohet me plot katër muaj, ndërsa Partizani gjobitet me 80 mijë euro.

Ky vendim i FIFA-s erdhi pasi fitores së gjyqit nga klubi kroat NK Istra 1961, në lidhje me transferimin e sulmuesit.

Partizani e ka blerë kartonin e lojtarit nga Vllaznia, që fillimisht bllokoi kalimin e Çinarit te spanjollët e Deportivo Alavesh-it. Këta të fundit e kishin kaluar lojtarin me huazim në Kroaci tek NK Istra.

Kjo ngjarje mund t’i kushtojë shumë Partizanit, duke i penguar gjithë sezonin 2020-2021. Tashmë të kuqtë do mund të shesin lojtarë, por nuk mund të blejnë apo marrin me huazim të rinj.

Megjithatë duhet theksuar se kjo do ndodhë nëse vendimi i FIFA-s do qëndrojë në fuqi, pasi bëhet me dije se Partizani është vënë menjëherë në lëvizje për ta zgjidhur problemin.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV