EKSKLUZIVE/ Transferimi i Çinarit, sekretari i Partizanit: Vllaznia duhet ta paguajë gjobën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

https://youtu.be/IidAHEyWjt0
Sekretari i skuadrës së Partizani Gerald Burba ka sqaruar çështjen e transferimit të konsideruar të parregullt nga FIFA, të sulmuesit Erald Çinari.

Në një intervistë për grupin mediatik “Fjala”, Burba ka thënë se përpara blerjes së lojtarit nga Vllaznia kishin marrë të gjitha dokumentacionet nga Federata Shqiptare e Futbollit, që vërtetonte se ai nuk kishte marrëveshje me asnjë klub të huaj apo vendas.

Ndërsa, më tej ai ka shtuar se para transferimit te sulmuesit, Partizani ka firmosur me Vllazninë dhe vetë lojtarin një dokument që i bën shkodranët të marrin përsipër çdolloj dëmshpërblimi që lidhet me kartonin e Çinarit.

“Kemi marrë edhe deklarata me shkrim edhe nga Çinari edhe nga Vllaznia përpara se të procedonim me blerjen e kartonit. Kemi deklarata që ata marrin përsipër, që nuk kanë nënshkruar me asnjë klub tjetër asnjë lloj kontrate ose aktmarrëveshje edhe madje në ato deklaratë kanë marrë përsipër se çdolloj dëmshpërblimi që mua mund të më kërkohet në të ardhmen do të merret përsipër nga ata, nga Vllaznia dhe nga Çinari unë i kam këto letra i kam këto dokumente. “-u shpreh sekretari i të kuqve të kryeqytetit.

Gerald Burda është shprehur besimplotë se Partizani do e fitojë këtë çështje në CAS, pasi sipas tij në arsyetimin e FIFA-s janë deformuar faktet.

Çfarë do bëjë Partizani në lidhje më çështjen e Çinarit?

Do bëjmë apelimin do kërkojmë shfuqizimin e vendimit të FIFA që na penalizon neve si për pjesën e pagesës  së dëmshpërblimit dhe për pjesën e merkatos

Sa është dëmshpërblimi që duhet të paguani?

Dëmshpërblimi është 80 mijë euro, por nuk është se duhet ta paguajmë vetëm ne, ajo paguhet nga ne dhe Çinari

Partizani a nuk ishte i qartë për pjesën e Çinarit?

Kur do merrnim Çinarin, kur ishim në tratativa patëm bërë verifikime paraprake në FSHF nëse kishte ndonjë kërkesë për kartonin e tij nga klubet e huaja, pasi doli njëherë që Çinari do të kalonte të Alaveshi, pastaj jo do kalonte nga Alaveshi me huazim te Istra, pastaj doli Vllazia që tha se janë falsifikuar firmat do shkojmë në prokurori nuk është bërë kalimi i lojtarit në asnjë klub të huaj.

Bëmë verifikimet në federatë dhe na u komunikua si nga sektori i garave në atë kohë si nga departamenti juridik në federatë që nuk ka asnjë lloj kërkesë nga asnjë klub i huaj për, kërkesë apo pretendim për kartonin e Çinarit dhe pastaj ishim të lirë të procedonim në blerjen e kartonit nga Vllaznia.

Lexo edhe :  Zgjedhjet e 11 majit/ Kryeministri Rama prezanton sot programin e PS: Shqipëria 2030

Për më tepër kemi marrë edhe deklarata me shkrim edhe nga Çinari edhe nga Vllaznia përpara se të procedonim me blerjen e kartonit. Kemi marrë deklarata që ata marrin përsipër që nuk kanë nënshkruar me asnjë klub tjetër asnjë lloj kontrate ose aktmarrëveshje edhe madje në ato deklaratë kanë marrë përsipër se çdo lloj dëmshpërblimi që mua mund të më kërkohet përsipër në të ardhmen do të merret përsipër nga ata nga Vllaznia dhe nga Çinari unë i kam këto letra i kam i kam këto dokumente.

Në momentin që Istra e ka ngritur padinë, ka paditur një kontratë që ka firmosur Çinari me këta të fundit mirëpo nuk është e qartë si ka shkuar Çinari deri te Istra, nuk ka asnjë dokument që të provojë që Çinari është blerë nga Istra apo nga Alaveshi.

Nuk ka asnjë marrëveshje apo kontratë të tillë dhe patjetër që Çinari nuk ka ikur si lojtar i lirë atje, pasi ka pasur kontratë me Vllazinë ne kemi pasur edhe kontratën me Vllazninë që skadonte në 2019 mos gabofsha dhe nuk dihet si ka përfunduar Çinari te Istra.

Ju do apeloni që të hapet merkato dhe të hiqet gjoba?

Patjetër! Padiskutim, pasi vendimi i FIFA-s ne na ka ardhur ditën e hënë i arsyetuar dhe në arsyetimin që kanë bërë ata është deformuar komplet realiteti i fakteve është ajo që thash që nuk dihet si ka përfunduar Çinari te Istria dhe ne dalim si palë që kemi rrëmbyer lojtarin nga ta ndërkohë që realiteti nuk ka qenë kështu.

Sa beson se do ketë sukses kjo çështje në CAS?

Po të mos besonim që do kishim sukses nuk do të apelonim fare, pasi kjo ka kosto shumë të lartë dhe po të mos kishim prova dhe jemi besimplotë që në fund do ta shfuqizojmë vendimin e FIFA-s.ka.ta/Fjala.al/

 

Të fundit

Nën dyshim për korrupsion, SPAK hetim për parfumin 3.700 lekë të një prokuroreje

Një dhuratë në zyrën e një prokuroreje në Elbasan ka bërë që SPAK të nisë një hetim nën dyshimin...

Ligjet racore ishin vetëm faji i fashizmit apo gjetën terren pjellor në Itali?

Faqja e parë e Corriere della Sera e 11 nëntorit 1938 shpallte miratimin e ligjeve raciste nga Këshilli i Ministrave. Më 10 nëntor 1938,...

Konfirmohen 12 raste me fruth në 3 muaj në vendin tonë, shumica e fëmijëve të pavaksinuar

Në vendin tonë janë konfirmuar 12 raste te fëmijëve nga janari në mars, shumica e tyre të pavaksinuar. 8 raste janë identifikuar në Fier,...

Gjenden 3 mijë litra karburant në ishullin e Sazanit! Policia nis hetimet për 4 persona

Policia kufitare e Vlorës, arrin të parandalojë një rast të dyshuar të trafikut të lëndëve narkotike. Pas marrjes së informacionit për një mjet të dyshuar...

“Po komunikojmë me Korenë e Veriut”, Trump: Kemi marrëdhënie të shkëlqyer, ndoshta do të…

Presidenti amerikan Donald Trump tha se Uashingtoni mban kanale komunikimi me Korenë e Veriut dhe pranoi se në një moment ai mund të komunikojë...

Lajme të tjera

Web TV