Halit Valteri kërkon shkarkimin e Metës, akuza mazhorancës: Nuk ishit të aftë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i opozitës së re Halit Valteri është shprehur se mazhoranca nuk pati këllqe për shkarkimin e Ilir Metës.

Gjatë fjalës së tij në Komision Valteri tha se mazhoranca e ka ndryshuar objektin e Komisionit Hetimor që u ngrit për shkarkimin e Metës për dekretin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, duke e komplikuar situatën edhe me përfshirjen në hetim të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

“Për shkak se nuk ishit të aftë ta çonit Ilir Metën drejt shkarkimit e ngatërruat atë me një çështje tjetër proceduriale, që nuk ka të bëjë aspak me firmën e tij për 30 Qershorin. Kush mban përgjegjësi për punën që ky Komision ka bërë prej 12 muajsh, ne kemi argumentat tona në këtë raport sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias”, u shpreh Valteri.

Fjala e plotë e Halit Valterit

Të nderuar kolegë po bëj një hyrje para se të lexojmë raportin që është bashkëngjitur me raportin e opozitës nuk besoj se do mërziteni. Një vit më parë deputetë të maxhorancës nën dirigjimin e kryeministrit akuzuan Presidentin e Republikës si puçist të Kushtetutës. Akuzuan si njeriun që shkeli ligjin themeltar të pushtetin në vend që të ishte garant i saj.

Siç e parashikon vetë kushtetuta shkuat dhe më larg ku deklaruat se ky president nuk duhet të qëndrojë në detyrë asnjë ditë të vetme pas ç’dekretimit të datës së zgjedhjes dhe në funksion të kësaj shumë shpejt Ilir Meta do bëhet shembull si president i parë i shkarkuar nga parlamenti për shkelje të rënda kushtetuese. Për ju ç’dekretimi i 30 qershorit për datën e zgjedhjeve nga Meta ishte shkelje e pastër e demokracisë duke akuzuar Presidentin se donte ti mohonte vendit zgjedhjet.

Pa i hyrë diskutimit se kush kishte të drejtë sepse sot një vit më pas kemi një tablo krejt tjetër. Partia Demokratike është ndërgjegjësuar për gabimin trashanik dhe po tenton të futet në linjën institucionale duke përdorur dhe flirtet me Partinë Socialiste. Ndërsa ju kontrolloni të gjitha pushtetet si në kohën e Dullës duke u kthyer në parti shtet por erdhi momenti të analizojmë punën e këtij komisioni hetimor.

Ky komision është ngritur saktësisht në datë 26 qershor 2019, një vit më parë. Janë zhvilluar dhjetëra mbledhje, prova dhe dëshmi për presidentin e Republikës, por sot pas një viti veprimtaria e këtij komisioni është njësoj si të kthehej në pikën 0.

Lexo edhe :  Prej 8 muajsh në qeli/ Blushi tregon gjendjen emocionale të Metës

Nuk flitet më për shkarkim të presidentit të Republikës, për shkak se nuk ishit të aftë të conit ilir metën para përgjegjësisë të shkelësit të kushtetutës e kanalizuat debatin me pretendimin për të ngatërruar çështjen e 30 qershorit me emërimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese. Ky komision ka dalë jashtë objektit të tij.

Venecia si në raportin paraprak si në atë përfundimtar ndonëse misioni i saj është këshillues e përcaktoi qartë se Presidenti kishte tejkaluar kompetencat. Në këto kushte ju a mund të më thoni apo jo a është Ilir Meta në shkelje kushtetute? A u shkel kushtetua ku u ç’dekretuan zgjedhjet e 30 qershorit dhe objeksioni ky ishte.

Kush mban përgjegjësi për dështimet e këtij komisioni i cili sot pas 12 muajsh po mbyllet me një turp para shqiptarëve. Ne e dimë shumë mirë eksperiencën e Kuvendit të Shqipërisë me komisionet hetimore parlamentare.

Asnjë prej tyre nuk e ka përfunduar punën në të cilën është nisur. Asnjë nuk është arkivuar me shkelje pa shkeklje, por që do përfundonte kështu veprimtaria e këtij komisioni as shqiptari më skeptik nuk do e besonte. Ndoshta ky është momenti i rimartesës i Ramës me Metën, por shqiptarët nuk kanë kohë për të dëgjuar dokrrat tuaja.

Ju në radhë të parë keni zhgënjyer elektoratin tuaj, por dhe të gjithë ata që besuan se kishit të drejtë me pretendimin se 30 qershori ishte legjitim dhe se presidenti gaboi me firmën e tij. Kështu faj i pretenduar i presidentit do të kaloj pa ndëshkuar, njësoj si të mos dënohet një krim. Sot tabloja është përmbysur.

Ndoshta flirtet e muajve të fundit me Ilir Metën janë në këtë komision për ta amnistuar atë nga shkelja e kushtetutës dhe në këmbim ju konsumoni ndoshta pazarin e radhës i cili do të bjerë sërish në kurriz të shqiptarëve.

Se çfarë do të bëni kjo është puna juaj kryetar, por në shqetësimin tim dhe të gjithë shqiptarëve dhe opozitës që merr pjesë në këtë komision kush mban përgjegjësi për dështimin e punës 12 mujore, mbledhje e cila do të mbyllet me turp.

Opozita do të lexojë raportin vetëm për pjesën e parë dhe për atë çka u ngrit ky komision, ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit, por dhe për pjesën tjetër ne kemi argumentat tona në këtë vend sipas rekomandimeve të komisionit të Venecias dhe sipas ekspertëve./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lindja e një Kombi: Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

4 Korrik 1776 Më 4 korrik 1776, në qytetin e Filadelfias, u firmos një prej dokumenteve më të rëndësishëm në...

Më pak taksa për amerikanët/ Kongresi miraton projektligjin e Trump

Dhoma e përfaqësuesve miratoi të enjten projektligjin e taksave dhe shpenzimeve me 218 vota pro dhe 2014 kundër. Dy republikanë iu bashkuan demokratëve dhe...

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin është më i rëndësishëm se...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Lajme të tjera

Web TV