ISSH, ISKSH, FSDKSH OSHKSH dhe ISHP, a e dini pse quhen kështu?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sa herë fitet për Sigurimet Shoqërore apo Shëndetësore shqiptarët përballën me shumë institucione që shpesh në media identifikohen vetëm me shkurtime.

Të paktën janë shqiptarët që njohin institucionet vetëm në bazë të germave të para. Ngatërresa e shumtë fillon me institucionet që janë institute.

Gazeta Fjala po sqaron lexuesit e saj se çfarë duhet të kuptojmë me këto shkurtime dhe cilat janë institucionet që ato përfaqësojnë.

ISSH- Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Instituti i Sigurimeve Shoqërore është për administrimin e sigurimeve shoqërore në përgjithësi dhe i politikave të pensioneve në veçanti.

Misioni i sistemit të sigurimeve shoqërore është mbulimi i të gjithë popullsisë me element të sigurimeve shoqërore dhe akordimi i përfitimeve për pension, paaftësi të përkohëshme në punë, barrëlindje, aksidente në punë dhe sëmundje profesionale e përfitime suplementare në momentin e lindjes të së drejtës dhe nevojës për to.

Sistemi i sigurimeve shoqërore është fokusuar në përmirësimin e skemave aktuale nëpërmjet reformimit të shtyllës publike të pensioneve e forcimit të një lidhjeje më të drejtpërdrejtë midis kontributeve të paguara dhe përfitimeve të ardhshme, futjes graduale të skemave të përfitimeve suplementare të menaxhuara nga subjekte jopublike, krijimit të llogarive personale të çdo kontribuesi dhe përfituesi, arritjen e transparencës maksimale, duke krijuar akses personal tek klientët tanë.

Shërbimet që ofron ISSH; Pension pleqërie, Pension invaliditeti, Pension familjar, Pensioni social, Përfitim për barrëlindje, Përfitim për paaftësi të përkohshme në punë, Përfitim në rast aksidenti në punë dhe sëmundje profesionale, Sigurim vullnetar, Sigurim shtetëror suplementar, Sigurim suplementar për ushtarakët, Sigurim për të vetpunësuarit në bujqësi, Pagesa për lindje/vdekje

ISKSH- Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor (sot i kthyer në FSDKSH) (Faqja e internetit www.ISKSH.com.al nuk ekziston pasi nuk ka sot institucion me të tillë emër)

ISKSH ishte i vetmi Institucion publik, autonom, i cili menaxhon dhe zhvillon skemën e sigurimit të detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Shqipëri, në përputhje me politikat kombëtare të kujdesit shëndetësor, duke synuar mbulimin universal të popullatës. ISKSH garantonte përfitimet e sigurimeve shëndetësore për popullatën dhe qëndrueshmërinë e skemës së sigurimeve, e cila vepronte në bazë të parimit të solidaritetit dhe barazisë.

ISKSH funksiononte në bazë të një rrjeti të gjërë në të gjithë vendin, që përfshin zyrat qendrore në Tiranë, 12 drejtori rajonale në çdo qendër Qarku si dhe 22 agjensi në rrethet e tjera. Strukturat vendore të ISKSH funksionin sipas Rregullores së Brendshme të Drejtorive Rajonale të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. ISKSH në ushtrimin e funksioneve të saj lidhte kontratë me institucionet dhënëse të shërbimeve shëndetësore siç janë qendrat shëndetësore publike dhe spitalet publike. Ajo gjithashtu lidh kontrate me rrjetin e hapur farmaceutik, siç janë farmacitë dhe depot e barnave.

ISKSH u shtri në të gjithë territorin me 36 degët e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor (DRSKSH) në të gjitha rrethet e Shqipërisë, në të cilat punonin mjekë, farmacistë dhe ekonomistë. ISKSH kishte në përbërjen e vet gjithsej 133 punonjës, prej tyre 28 në Drejtorinë e Përgjithshme dhe pjesa tjetër në degët e rretheve.

FSDKSH-  Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (Është sot ISKSH)

Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor u krijua si institucion shtetëror, i pavarur, jo buxhetor dhe jo fitimprurës dhe funksionoi sipas përcaktimeve të organizimit dhe drejtimit të shprehur në ligjin nr. 7870, datë 13.10.1994, statutit të Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, rregullores së përgjithshme për organizimin dhe funksionimin e ISKSH-së, rregullores “Për organizimin, funksionimin dhe detyrat për çdo pozicion pune në Drejtorinë e Përgjithshme të ISKSH” dhe rregulloren financiare.

Lexo edhe :  Rama në Bruksel: Mbështetje nga vendet anëtare, të mbyllim negociatat në 2027

Fondi është i vetmi organ autonom publik, i cili ofron dhe administron sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë. Fondi menaxhon skemën e sigurimit të detyrueshëm shëndetësor, në përputhje me politikat kombëtare të kujdesit shëndetësor, të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.

Të ardhurat dhe shpenzimet kryhen sipas ligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe legjislacionit financiar në fuqi. Fondi menaxhon veprimtarinë e tij brenda burimeve të vlefshme financiare dhe nuk hyn në borxhe.

Fondi, nëpërmjet organeve të tij drejtuese, ka të drejtë të hartojë dhe të nxjerrë vendime, udhëzime, urdhëresa, rregullore dhe akte të tjera administrative, në mbështetje dhe zbatim të akteve ligjore e nënligjore dhe të kompetencave që i janë dhënë.

OSHKSH- Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor 

Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor  shërben për përdorimin në mënyrë eficiente të burimeve njerëzore e financiare, të aseteve dhe materialeve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shërbimin spitalor.

Operatori është tërësia e institucioneve administrative dhe ofruese të shërbimeve shëndetësore, pjesë integrale të sistemit të ministrisë, që kontribuojnë në realizimin e qëllimit të përgjithshëm për mirëqenie shëndetësore, si një nga elementet e rëndësishme të mirëqenies së përgjithshme të qytetarit, nëpërmjet mbrojtjes së shëndetit dhe promovimit të jetesës së shëndetshme në mënyrë të organizuar e të barabartë për të gjitha grupet e popullatës.

Misioni i Operatorit është ofrimi i shërbimit të kujdesit parësor e spitalor në përputhje me nevojat, standardet, protokollet dhe kërkesat e përcaktuara, duke garantuar ofrimin e plotë, cilësor e në kohën e duhur të shërbimit

Operatori do të ushtrojë veprimtarinë e tij në të gjithë territorin e vendit, në fushën e kujdesit shëndetësor parësor dhe shërbimit spitalor në nivel rajonal dhe bashkiak.

ISHP- Instituti i Shëndetit Publik

Puna e Institutit të Shëndetit Publik konsiston në zhvillimin dhe aplikimin e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve, dëmtimeve, paaftësive, e faktorëve dëmtues shëndetësorë të mjedisit, dhe zhvillimin dhe aplikimin e promocionit të shëndetit, në bashkëpunim të ngushtë me agjensi/organizma/organizata kombëtare dhe ndërkombëtare.

Misioni i ISHP është:

Monitorimi i gjendjes shëndetësore të popullatës në mënyrë që të identifikohen në kohë dhe të zgjidhen shkencërisht problemet shëndetësore të hasura.

Identifikimi dhe monitorimi i determinatëve risk të shëndetit.

Ndërmarrja dhe rritja e shkallës së informimit të popullatës, edukimit dhe ndërgjegjësimit të saj mbi problemet shëndetësore.

Stimulimi, koordinimi dhe mbështetja e iniciativave të institucioneve dhe komuniteteve përsa i përket aktiviteteve të ndërmarra prej tyre për identifikimin dhe zgjidhjen e problemeve shëndetësore.

Stimulimi dhe mbështetja e projekt-ligjeve dhe rregulloreve drejtuar mbrojtjes së shëndetit të popullatës dhe sigurimit shëndetësor të saj.

Trajnimi dhe edukimi i vazhdueshëm i punonjësve të shëndetit publik dhe mbështetja profesionale ndaj tyre.

Vlerësimi i efektivitetit, aksesibilitetit dhe cilësisë si të shërbimeve shëndetësore të bazuara-në-popullatë ashtu dhe shërbimeve shëndetësore të bazuara-në-pacient.

Kërkimi shkencor për të ofruar zgjidhje inovatore të problemeve shëndetësore si dhe për të vendosur strategji efektive mbi kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.

Nga Laert Miraku/ Fjala.al

Të fundit

Shifër alarmante, ja sa shqiptarë kanë kërkuar azil në 9-mujorin e parë të vitit

Ndonëse një pjesë e madhe e atyre që duan të ikin po tentojnë ta bëjnë këtë nëpërmjet kontratave të...

Gjobitet Netflix me shumën e “çmendur” , çfarë ka ndodhur?

Netflix është gjobitur me 4.75 milionë euro nga autoriteti holandez i mbrojtjes së të dhënave për shkelje të të dhënave të klientëve. “Netflix nuk i...

Arrestohet boksieri i njohur, Florian Marku!

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Mesohet se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim...

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë/ Raportohet për të plagosur

Dy persona janë plagosur me armë zjarri kallashnikov në lagjen “24 Maji” mbrëmjen e kësaj të mërkure. Mësohet se 2 të plagosurit janë transportuar drejt...

Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë

Veç tokës dhe ajrit, Shqipëria dhe Greqia do të lidhen edhe me një hekurudhë. Qytetarët e dy shteteve kufitare do mund të udhëtojnë së...

Lajme të tjera

Web TV