KE jep 50 mln euro për restaurimin e monumentet e kulturës të dëmtuara nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Europian miraton 50 milionë euro për të mbështetur Programin EU4Culture, të cilat do të shkojnë për restaurimin e monumenteve të kulturës, të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Ky fond është pjesë e një pakete prej 100 milionë eurosh, e miratuar në mbështetje të përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare për rehabilitim dhe rindërtim pas tërmetit. Ky financim është pjesë e premtimit të përgjithshëm të Komisionit Evropian prej 115 milionë Eurosh, të dhënë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve “Së bashku për Shqipërinë”, në fillim të këtij viti.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, u shpreh se: “Me miratimin e kësaj pakete financiare prej 100 milionë Eurosh, Bashkimi Evropian po mban angazhimin, për ta ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit, ashtu siç po e mbështesim vendin për të përballuar pasojat e krizës COVID-19. Ne e kemi mbajtur premtimin tonë për t’u qëndruar pranë qytetarëve të Shqipërisë dhe e kemi përtërirë mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj evropiane”.

Programi i sapomiratuar do të përqendrohet në rehabilitimin dhe rindërtimin e objekteve arsimore, përfshirë mobilet dhe pajisjet, për t’u mundësuar fëmijëve dhe të rinjve të kthehen në shkollë me kushte dhe lehtësira më të mira. Ai do të bazohet në punimet e nisura tashmë në kuadrin e programit ekzistues të rindërtimit prej 15 milionë eurosh të financuar nga Komisioni Evropian. Programi i ri do të financojë më tej rehabilitimin e siteve të dëmtuara të trashëgimisë kulturore, përfshirë monumente, muze, biblioteka dhe vende arkeologjike, duke kontribuar në këtë mënyrë edhe për zhvillimin ekonomik vendor.

I gjithë ndërtimi do të ndjekë parimin “Rindërto më mirë”, duke zbatuar norma të qëndrueshme ndërtimi dhe duke zvogëluar rrezikun e ardhshëm, si dhe duke rindërtuar infrastrukturë dhe sisteme më të forta, më të sigurta dhe më rezistente ndaj katastrofave. Masa e veçantë do të sjellë gjithashtu përmirësime në efiçencën e energjisë.

Lexo edhe :  Rishfaqet ish-zëdhënësja e PD e kuruar me pushime! Jeta e re si nënë e dy fëmijëve

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Shkencëtarët zbulojnë një botë të humbur 34 milionë vjeçare nën 2 kilometra akull

Një zbulim inovativ është bërë nën shtresën e akullit të Antarktidës Lindore, ku studiuesit e udhëhequr nga Stewart Jamieson...

Sfidë dramatike në Islandë, Vllaznia i jep lamtumirën Evropës pas kohës shtesë

Vllaznia është eliminuar nga Europa pasi është mundur pas kohëve shtesë me shifrat 4-2 nga Vikingur në ndeshjen e kthimit të turit të dytë...

Kualifikime historike, Dinamo dhe Egnatia bëjnë detyrën dhe kalojnë në fazën tjetër

Emocione dhe spektakël në Conference League. Dinamo është kualifikuar në turin e 3-të kualifikues të këtij kompeticioni, pasi eleminoi Atletic Escaldes. Pas fitores 1-2...

Çmenduri! Foshnja lind nga një embrion i ngrirë përpara 30 vjetësh

Një çift nga Ohio ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm nga një embrion i ngrirë për më shumë se 30 vjet, duke...

Një mandat, dy fise, zero shpresë! Telenovela Lapaj-Shabani diskreditoi të rinjtë

Adriatik Lapaj ndërroi sërish mendje! Përpara ditës së zgjedhjeve tha që nëse koalicioni do merrte vetëm një mandat, ai nuk do ta pranonte atë....

Lajme të tjera

Web TV