“Mesazh i vonuar”/Kristaq Kume tregon pse i shkroi Ilir Metës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kristaq Kume, deklaroi se Reforma Zgjedhore duhet që të miratohet pa asnjë ndryshim kushtetues, në një dakordësi mes palëve politike.

Kume, sqaroi gjithashtu edhe faktin se përse ia kishte dërguar kreut të shtetit mesazhin, pasi Meta kishte shprehur mendimin e tij në lidhje me ndryshimet kushtetuese, bashkë me Gjykatën Kushtetuese, janë ndër institucionet që mbrojnë Kushtetutën.

Fjala e plotë

“Është e domosdoshme jo sipas meje por sipas dakordësive të palëve. Duke qenë se puna për reformimin e legjislacionit zgjedhor kishte ngecur megjithëse maxhoranca i ka të gjitha mundësitë që ta zgjidhë problemin në bashkëpunim me opozitën brenda parlamentit, vendosi me këshillimin me nxitjen të bëheshin të gjitha faktorët bashkë dhe në atë që u emërtua Këshilli Politik të realizohej gjithë ajo që ishte rënë dakord që duhet të realizohej nga komisioni parlamentar për reformën zgjedhore. Kërkesa për vazhdueshme e opozitës brenda parlament ka qenë për listat. Duhet të bëjë sa më të mundshme realizimin e asaj që thash më parapara. Në funksion të kësaj gjejë, kam kërkuar që t’i shpreh mendimin kujtdo që ka mundësi dhe që duhet të kontribuojë për zgjidhjen e këtij problemi. Presidenti është institucioni i cili krahas dhe bashkë me Kushtetuesen, janë garantët e Kushtetutës. Dhe akoma më shumë se kaq, është fare normale që ti bëhet kërkesë një institucion të tillë. Ju drejtova presidentit. Pasi ai është shprehur me terma pozitive, inkurajuese të zgjidhjes, që klasa politike arriti të realizonte në 14 janar të këtij vit. Iu adresova atij pasi ai është i pari që përshëndeti rezultatin e parë të kësaj pune. Duke qenë se shmangia nga kjo metodologji, që parashikon punë së bashku me kontributin e të gjithëve, s’është në të mirë të procesit, ndaj ju drejtova presidentin që të mund të bëjmë të gjithë së bashku çfarë është e mundur. Vetëm këtë mesazh i kam dërguar. E kam ndarë shqetësimin me partitë politike përmes mediave. Një prej arsyeve që pranova të vijë këtu është që jo vetëm t’ju flas sipas kërkesave tuaja, por t’ju adresohem dhe partive politike që t’i kthehen të njëjtës mënyrë të të punuarit, e cila nuk është se nuk ishte mundësi të prodhohej. Nuk i kam dërguar mesazh partive politike (as kryeministrit)”

Meta, thotë Kume e kishte vënë në dijeni se opozita jashtëparlamentare është konsistente në vendimin e saj që të trajtojë çështjen në Këshillin Politik.

Lexo edhe :  Ecuria e transportit ajror, TIA kalon për herë të parë 51 mijë pasagjerë në një ditë

“Përgjigja e zotit Meta ishte kjo; Në dijeninë time opozita jashtëparlamentare është konsistente në vendimin e saj që të trajtojë çështjen në Këshillin Politik. Më përmend mesazhin që zoti Bardhi ka bërë me mediat dhe për të gjithë publikun. Ky ishte reagimi i presidentit me mua.”

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Zjarr masiv në Kaliforni, evakuuohen mijëra njerëz

Një zjarr i madh që po përhapet me shpejtësi në veriperëndim të Los Anxhelosit ka shkaktuar evakuime të detyrueshme...

INSTAT: Një në dy shqiptarë ka një makinë

Një në dy shqiptarë ka një automjet. Të dhënat e INSTAT tregojnë se aktualisht në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë mbi 1 milion mjete. Ndër to,...

Aktivizohet një vatër zjarri në Gjirokastër

Një vatër zjarri është aktivizuar rishtazi në njësinë administrative Cepo të Gjirokastrës mes fshatrave Picar dhe Humelicë. Në vendngjarje aktualisht kanë mbërritur të gjithë efektivët...

Zelensky: Jemi në kontakt me SHBA, mund të arrihet një armëpushim

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se këshilltarët e sigurisë nga Ukraina dhe partnerët e saj zhvilluan një bisedë dje, e cila do të vazhdojë...

Fier, makina del nga rruga, në mjet ndodheshin 4 persona

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës” në Fier, ku një automjet tip “Benz” ka...

Lajme të tjera

Web TV