Uzuni prezantohet te Ferencvaros-i: Këtu për të ndihmuar skuadrën me golat e mi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Myrto Uzuni është zyrtarisht lojtari më i ri i Ferencvaros, duke bërë një tjetër hap përpara në karrierë.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me ekipin hungarez nga ku do të përfitoj 300 mijë euro në sezon.

“Fjala.al” ka raportuar më herët shifrën e transferimit të tij nga Lokomotiva e Zagrebit te Ferencvaros, e cila kapte shifrën më shumë se 1 milion e 550 mijë euro. Nga shuma e transferimit ka përfituar dhe ekipi i Laçit që kishte në pronësi 20% të kartonit.

Ish-sulmuesi i Laçit do të qëndroj tek ekipi kroat deri në fund të këtij sezoni për të nisur më pas një aventure të re me kampionët hungarez.

“Jam këtu për të ndihmuar skuadrën me golat e mi. E di që Ferencvaros ka motiva shumë të larta si klub”, theksoi ndër të tjera Uzuni.

Skuadra hungareze e ka prezantuar lojtarin me disa nga golat që ka shënuar me Laçin në Kategorinë Superiore, ndërsa edhe disa të tjera me fanelëne Lokomotivës në Kroaci.

/En.Br./Fjala.al

Të fundit

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu në disa zona/ Parashikimi i motit sot

Ditën e hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë...

Murrizi-gazetarëve: Lul Morina nuk është ‘ushtar’ partie

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka reaguar sot pas lajmeve në disa portale lidhur me situatën mes biznesmenit Lul Morina dhe një gazetari. Përmes një postimi në...

Sherr mes dy familjeve shqiptare në Itali, 5 të plagosur, arrestohen 6 burra

Një sherr ka ndodhur në Itali, mes anëtarëve të dy familjeve me origjinë shqiptare, të cilët janë përleshur fizikisht dhe si pasojë gjashtë burra...

Dyshohet për 1100 viktima në Spanjë, sezoni më i “zi” prej zjarreve në histori

Valës së fundit të të nxehtit në Spanjë i ka ardhur fundi, por pasojat që ka lënë pas janë të zymta. Midis 3 dhe 18...

Zelensky falënderon Shqipërinë për mbështetjen: Partner i besueshëm!

Zelenski falënderon Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, shpreh mirënjohjen e tij ndaj Shqipërisë dhe Presidentit...

Lajme të tjera

Web TV