Foto e vitit 1984/ Pablo Escobar me familjen në Panama

I njohur si “Mbreti i Kokainës”, bosi kolumbian Pablo Escobar furnizonte më shumë se 80% të tregut amerikan me kokainë, duke u shndërruar në kriminelin më të pasur në histori, me një pasuri të vlerësuar afro 30 miliardë dollarë amerikanë, në vitin 1990.

Rrjeti i tij i drogës njihej zakonisht si Karteli Medelin, i cili shpesh konkurronte me kartelet rivale brenda dhe jashtë vendit, duke rezultuar në masakra dhe vrasje të oficerëve të policisë, gjykatësve, vendasve dhe politikanëve të shquar.

Fotoja e mëposhtme i përket vitit 1984 në Panama. Në të, Pablo Escobar shfaqet me gruan e tij Maria, të birin Sebastianin dhe të sapolindurën Manuela.

/En.Br./Fjala.al