Ngjashmëri fatale me Pablo Escobar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Sigurisht, Sali Berisha do të dorëzohet para Prokurorisë, si edhe bënë të gjithë para tij.

Shkelësit e mëdhenj të ligjit duken njësoj, ose të paktën fatalisht të ngjashëm. Pablo Escobar, narkoterroristi kolumbian, e vërtiti Policinë dhe gjykatat nëpër labirinte të pafund…, deri në fund.

Derisa kërkoi ‘armëpushim’, por me kusht: Bisedime me qeverinë!.

‘Qeveria negocioi me Escobarin dhe e bindi që të dorëzohej dhe të ndalonte të gjitha aktivitetet kriminale në këmbim të një dënimi të reduktuar dhe trajtimit preferencial gjatë robërisë së tij’, thuhet në letërsinë e shkruar për të. Kushtet ishin që në kështjellën burg të kishte fushë futbolli, shtëpi kukullash, një bar, ujëvarë dhe xhakuzi.

Dhe një kusht tjetër: Dorëzimi të bëhej në sheshin kryesor të qytetit, ku do të vinin mijëra të devotshëm të Pablo. Dhe kështu u bë.

Vetë Berisha i Tiranës, me sa duket po pret marrëveshje me qeverinë. Edhe sot, një javë para datës 20 Nëntor, pritet që oficeri i Policisë Gjyqësore ta ‘gjejë’ Sali Berishën dhe t’i dorëzojë vendimin e Gjykatës për t’u paraqitur para prokurorit.

Marrëveshja mund të jetë kjo:

Berisha të dorëzohet jo në shtëpi, sepse ‘nuk ka shtëpi’, tha e shoqja; por të dorëzohet në Parlament. Njësoj si të dorëzohej në sheshin e qytetit ku merr ‘lavdi’ mes të devotshmëve.

Paolo Escobar e kishte nisur jetën në një periferi të frikshme të vendit, në një varfëri të skajshme. Por mundi të votohej dhe të fitonte besimin e popullit si anëtar alternativ i Dhomës së Përfaqësuesve. Për këtë, përveçse ‘doktor’, ai thërritej edhe ‘senator. Ambicia politike e tij u ndërpre për shkak të ndërhyrjes së qeverisë kolumbiane dhe të Shteteve të Bashkuara.

Hakmarrja e pakufishme e Pablo kundër Amerikës nisi që në ditën kur u njoftua se ‘dosja për krimet e Escobar’ kishte mbërritur nga Shtetet e Bashkuara. Njëfarë kohe ai kërkonte prova nga Amerika, pastaj nisi vrasjen amerikanëve. ‘Kudo që të shikoni amerikanë, i vrisni!’, ishte urdhri Pablo-isn. Edhe të dashurin e mbesës së tij bukuroshe, Marie, duke e ‘përkëdhelur’ e nisi drejt një kurthi të tmerrshëm lart në male, ku i çoi njerëzit e tij që ta vrisnin në mënyrë mizore. Sepse ‘është amerikan…, Niko është amerikan!’, thërrisnin vrasësit e tij teksa e gjurmonin djaloshin.

Lexo edhe :  Pavarësisht ç'thotë Trump, SHBA ka hyrë në luftë – dhe pasojat do të jenë të thella

Ata që i kishte pasur më afër, madje edhe në Partinë e tij Liberale, Pablo i vriste prapa koke. Një taktikë e tij ishte kjo: Niste lojën e futbollit, ky e gjuante topin drejt pyllit dhe u thoshte ‘miqve’ të shënjuar: “Shkoni, merreni!”. Aty vraponin pas topit, të tjerët i gjuanin pas koke. Dhe pastaj u thërriste rojeve: ‘E dua me vete, atje në Medellin ( si psh në Tiranë) e dua!’ njeriun që i kishte thënë mendja se i prishte punë.

Amerika dhe njerëzit e Drejtësisë ishin armiq për vdekje të Pablo Escobar. Në Medellin nuk kishte qenë rasti të ndodhej ambasadori ose ambasadoresha amerikane, por kishte amerikanë të CIA dhe të ligjzbatimit. Për prokurorët dhe gjykatësit kishte lëshuar urdhër të vriteshin kudo ku të kapeshin.

(Ne këtu në Tiranë, na ndodh që edhe në ekrane televizive të lëshohet thirrja: “SPAK është Gaza, vriteni prokurorin!”. Prej shtatë vjetësh Berisha dhe Meta, dy kryetarë shteti, luftuan ‘me heroizëm’ për ta thyer Reformën në Drejtësi’)

Ndërsa Pablo urdhëroi vrasjen e Ministrit të Drejtësisë, Lodrigo Lara- sapo ky deklaroi se ‘Escobarin e pret burgu’. Pablo financoi grupet geurilase për rrethimin e Pallatit të Drejtësisë, ku u vranë edhe 11 magjistratë të Gjykatës së Lartë…

Ditën që bëri marrëveshjen me qeverinë për ‘t’u dorëzua me triumf’, Escobar kishte në mendje, megjithatë, arratisjen.

Sa shumë ngjasime!? Sa ngjajnë me njëri- tjetrin këta që bëjnë vepra kriminale dhe pastaj fshihen!?

A po kërkon Sali Berisha marrëveshje me qeverinë dhe SHBA?, kjo është pyetja jonë këtu afër./E.T

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV