Klosi nga Divjaka: Flora dhe fauna është përmirësuar, me rëndësi rivendosja e moratoroumit të gjuetisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një takimi në zonën turistike të Divjakës ministri i Turizmit Blendi Klosi thotë se do të lobojë fort që në vitin 2021 kur mbaron moratoriumi për gjuetinë, të vendoset një tjetër moratorium. Sipas Klosit e mira do të ishte të vendosej një tjetër 5-vjeçar, pasi gjatë kësaj periudhe flora dhe fauna janë përmirësuar shumë. Gjithsesi për këtë do të ketë takim me grupet e interesit.

“Jemi këtu në Divjakë në një nga ato qendrat më të avancuara që kemi ne në Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, pasi realisht ja kemi dalë që këtu të krijojmë një ambient jo vetëm turistik, jo vetëm që vizitohet nga mijëra e mijëra pushues, por të jetë dhe një ambient shkencor edhe Spitali i shpendëve që kemi për te inauguruar sot një investim i përbashkët me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, PNUD, dëshmon që sa mire po ja dalin që e gjithë Agjencia e Zonave të Mbrojtura të shndërrohet në një agjenci për natyrën. Pra të përkujdeset shumë më shumë për ato çfarë ndodh në natyrën shqiptare. Jemi këtu në një diskutim me ekspertë të fushës së biologjisë, me ekspertë të gjithë florës dhe faunës shqiptare për te vazhduar një debat të madh që ka sot në Shqipëri. A të rikthejmë ligjin e moratoriumit të gjuetisë.

Unë jam partizanë i flaktë i kësaj teze. Do të doja shumë që në vitin 2021 kur përfundon moratoriumi 5 vjeçar dhe jo vetëm të rikthejmë moratoriumin për 5 vjet te tjera, por të diskutojmë gjerësisht efektet pozitive që ka sjellë ky moratorium. Flora dhe fauna shqiptare ka ndryshuar krejtësisht dhe sot kemi një numër të konsiderueshëm shpendësh por edhe kafshësh të tipeve të ndryshme, të cilat vazhdojnë të jenë shumë të populluara në vendon tonë”, shprehet Klosi.

Lexo edhe :  Fakultetet e Inxhinierisë me programe të reja, rektori: Gati 3.800 kuota për studentët

Më tej ai thekson se shpresoj shumë që edhe aksionet e ndërmarra tashmë me policinë e shtetit edhe me Agjencinë e Mbrojtjes së Territorit të vazhdojnë në kuadër të mos mbajtjes peng të kafshëve të egra nga përdorues të ndryshëm dhe sidomos nga baret dhe restorantet që tek tuk, në raste shumë të rralla gjithsesi tregtojnë mish të kafshëve të egra.

“Prandaj beteja për rivendosjen e moratoroumit të gjuetisë duhet të jetë një bisedë intelektuale do të duhet të jenë një debat që duhet të përfshijë gjithë ekspertët e fushës dhe natyrisht të ballafaqohemi me një lobim të caktuar, i cili kërkon rikthimin e gjuetisë. Unë do të loboj fort që në vitin 2021 të rivendosim përsëri moratoriumin 5-vjeçarë të ndalimit të gjuetisë dhe së bashku me moratoriumin për ndalimin e prerjes së pyjeve të jemi në një vend i cili mbron në mënyrë të theksuar natyrën shqiptare,”-deklaroi Klosi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

10 gusht 1920 – Traktati i Sèvres: Fundi zyrtar i Perandorisë Osmane

Më 10 gusht 1920, në qytetin Sèvres të Francës, përfaqësuesit e Sulltanit osman Mehmed VI nënshkruan një nga traktatet...

Miqësore/ Gyokeres gjen golin e parë me Arsenalin, Man. City argëtohet ndaj Palermos

Viktor Gyokeres gjen rrjetën me fanellën e Arsenalit, teksa gjeti golin e parë me fanellën e “Topçinjve” në duelin ndaj Atletico Bilbaos, ku anglezët...

Temperaturat shënojnë rekord, shpërthejnë zjarret masive në të gjithë Evropën Jugore

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarret në të gjithë Evropën Jugore, ndërsa nxehtësia ekstreme ka përfshirë rajonin me temperatura rekord. Në Francë, rreth 1,400 zjarrfikës u...

Izrael/ Mijëra qytetarë protestojnë në Tel Aviv kundër planit për të pushtuar Gazën!

Dhjetëra mijëra njerëz po marrin pjesë në demonstratën në Tel Aviv në atë që është riemëruar “Sheshi i Pengjeve”, që nga sulmi i 7 tetorit 2023...

Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Partizani” në Shkodër ku një efektiv policie është përplasur teksa po kalonte në vijat e...

Lajme të tjera

Web TV