Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të zhvillojë një takim zyrtar në Kosovë ditën e hënë më 20 korrik. Kujtojmë se krye-demokrati më herët është ftuar në Kosovë, nga kryeministri Avdullah Hoti.
Mësohet se Basha ka planifikuar të zhvillojë takime me krerët e lartë të shtetit dhe të politikës kosovare. Lideri i opozitës do të takohet me Kryeministrin Avdullah Hoti, Presidentin Hashim Thaçi, Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani si dhe me drejtuesit e partive politike, Vetvendosjes, Lidhjes Demokratike të Kosovës, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës-Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re.
Vizita e kreut të PD, në Kosovë zhvillohet në një kohë të rëndësishme nisur nga zhvillimet e javëve të fundi, ndërkohë që ka rinisur dialogu Kosovë- Serbi, intervistimi në Hagë i presidentit Thaçi por edhe në momentet kur Shqipëria dhe Kosova po përballen me sfidën e menaxhimit shëndetësor por dhe ekonomik të situatës së krijuar nga Covid19./re.gu/Fjala.al