Lyen trupin me lëndë djegëse, 39 vjeçari tenton të vetëdigjet para kryeministrisë

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para kryeministrisë në Tiranë, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet.

Mësohet se 39-vjeçari me iniciale U.K. ka lyer trupin me lëndë djegëse por është shpëtuar në kohë nga policia.
Ka qenë patrulla e policisë në atë zonë që e ka ndaluar aktin e vetëflijimit të të riut duke e shoqëruar më pas në komisariat.

Sipas informacioneve të policisë 39-vjeçari mbante në dorë një shishe benzinë me qëllimin për tu vetëdjegur, por kanë qenë forcat “Shqiponja” ato që kanë ndaluar aktin.

Ky akt është ndërmarrë nga i riu i ndodhur në gjendje të rëndë psikologjike.

/Ra.My. Fjala.al/