Plagoset me thikë një person, futet me urgjencë në sallën kirurgjikale

Një 46 vjeçar është dërguar në spital i qëlluar me thikë, ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 12:20, në rrethana ende të paqarta, në fshatin Kasnicë, Fier.

Burime policore bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi P. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kasnicë, Fier, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve”.

Grupi hetimor i cili ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj./Bl.Ba/Fjala.al