Flori Mumajesi nuk fshihet më/Detaje nga historia me Fluturën (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditëlindjen e këngëtares Arilena Ara duket se u përqëndrua te Flori Mumajesi i cili nuk ka qenë vetëm por i shoqëruar.

Që në momentet e para të publikimit të videos dhe fotove u arrit të zbulohej identiteti i vajzës që e shoqëronte kantautorin.

Fotot e këngëtarit duke u përqafuar me “vajzën misterioze”, të cilën ai e quante “Flutura” “u bënë virale.

Bëhet fjalë për ish-Missin, Arnita Beqiraj. Vlonjatja u shpall “Miss Albania” në vitin 2010, ndërsa aktualisht punon e angazhuar në një sërë programesh të Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, duke filluar nga “Miss & Mister Albania”, “X Factor”, “Your Face Sounds Familiar”, “Dance with me” apo “Në kurthin e Peter Pan”.

Fotot e Florit Mumajesit me Arnita Beqirajn shumë pranë u publikuan nga moderatori i njohur në Kosovë, Labinot Gashi, ndërsa i vendosën pseudonimin “Flutura”, edhe për faktin se kishte vendosur në kokë një aksesor si fjongo.

Nuk dihet nëse kantautori dhe ish-Missi janë në një lidhje dashurie, që gjetën rastin për ta bërë publike në një festë ditëlindjeje të bujshme si e Arilenës, apo ende janë duke u njohur mirë me njëri-tjetrin dhe situata u doli nga kontrolli. Flori Mumajesi e ka mbajtur jetën e tij private larg vëmendjes së mediave, edhe pse është përfolur për lidhje me disa vajza të njohura të ekranit.

Moderatori kosovar, Labinot Gashi, publikoi të tjera video ku shihet se vajza me shpinë në foto përqafuar me Florin ishte pikërisht Arnita. Ai publikoi dy foto të kantautorit, ku në njërën prej tyre shihet duke përqafuar vajzën, por nuk ia zbulon fytyrën duke iu drejtuar si “Flutura”.

“Erdhi Flutura”, shkruan Labinot Gashi në përshkrimin e fotos.

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV