Kylie Jenner i bën vetes dhuratën luksoze (VIDEO)

Miliarderja Kylie Jenner ka vendosur t’i blejë vetes një dhuratë luksoze, makinën Rolls Royce.

Për më tepër, makina e saj e re ishte e personalizuar për Kylie-n, e cila e kishte kërkuar brendësinë e saj në ngjyrë rozë.

Jo vetëm kaq! Në pjesën e derës pranë shoferit shkruhej “Mamaja e Stormit”.

Pra, Kylie preferon që tani e tutje “të njihet ndryshe”, pasi e vogla ka ndryshuar tërësisht jetën e saj.

Ditën e djeshme, Kylie tregoi gjithashtu se i bëri dhuratën e shtrenjtë Stormi-t, duke i blerë të gjithë koleksionin e çantave të vogla të dorës “Prada”. Ka.Li/fjala.al