“Marsh i burrave cinik”, Ilir Kadia: Shtruan rrugët që të ‘ndihmonin’ gratë të mbajnë dru

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur shqiptar, Ilir Kadia është një figurë shumë aktive në rrjetet sociale ku diskuton shpesh tema shumë të prekshme të realitetit shqiptar.

Ish-gazetari i ‘BBC’ së fundmi, ka publikuar në llogarinë e tij në ‘Facebook’ një foto ku duket një grua shqiptare e cila mban mbi shpinë një sasi të konsiderueshme drurësh.

Kadia i ka cilësuar burrat shqiptarë si cinikë, të cilët pavarësisht se i kanë shtruar rrugët me asfalt deri në thellësitë e maleve prapë i detyrojnë gratë që t’i mbajnë drutë mbi shpinë.

 

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10163966598120241&set=a.10152350794335241&type=3&eid=ARCLzKlzS0x6PHNgsUkI_7Tj8-uL9DoEO0_IVjgZZHF82AwZpdVWjfuBKFfnzgPqBrdSlgpI8AbdjaOM

 

“Marsh i burrave cinikë!
I shtruam rrugët me asfalt,
Deri thellë në male
Që më e lehtë t’u ndjehej,
Pesha e druve grave!”, shkruan Kadia krahas fotos së publikuar.

Ka.Li/fjala.al

 

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV