Rikthehet C*vid-19 në Hong Kong/ Guvernatorja: Situata është kritike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e koronavirusit në Hong Kong duket se ka dalë jashtë kontrollit gjatë 24 orëve të fundit. Në orët e fundit janë regjistruar 100 raste të reja.

Lajmin e ka dhënë vetë Guvernatorja e Hong Kongut, Carrie Lam duke urdhëruar masa të reja për distancimin shoqëror.

“Unë mendoj se situata është me të vërtetë kritike dhe nuk ka asnjë shenjë që të mund të jetë nën kontroll për momentin,” tha ajo për gazetarët vendas.

Qendra e financave ishte një nga vendet e para që u prek nga virusi kur doli Kina nga izolimi. Por qyteti pati sukses mbresëlënës në trajtimin e sëmundjes, ku në fund të qershorit nuk u raportua asnjë rast me sëmundjen vdekjeprurëse. Sidoqoftë, në dy javët e fundit, rastet kanë filluar të shtohen dhe mjekët kanë frikë se po përhapet e shumë në territorin që ka 7.5 milion njerëz.

Carrie Lam tha se më shumë se 500 infeksione ishin konfirmuar në dy javën e fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në në 1.788 raste dhe 12 vdekje. Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Reshje shiu, breshër dhe shtrëngata, parashikimi i motit 5 gusht 2025

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me...

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme

Ndër përbërësit natyralë që janë dashur me kalimin e kohës për vetitë e tyre të dobishme në kujdesin e lëkurës, përfshihet edhe mjalti. I pasur...

Kush është Margo Martin, gruaja “hije” e Trump që e ndjek kudo

I veshur me një kostum blu të errët, këmishë blu të çelët dhe kravatë ngjyrë burgundy, presidenti Donald Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë...

Një zbulim që mund të rishkruajë historinë e lundrimit

Zbulimi i anijes 3,300-vjeçare në ujëra të thella pranë brigjeve të Izraelit përmbys idetë tona për aftësitë detare të qytetërimeve të lashta Një zbulim arkeologjik...

Zgjedhjet mbaruan, por kush do jenë ministrat? IA zbulon qeverinë e re të Ramës

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në fund të muajit Gusht do të zgjedhë kabinetin e ri.  Në një kohë ku të gjithë presin...

Lajme të tjera

Web TV