Shënohen 5 viktima dhe 118 raste të reja nga virusi në Kosovë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

5 persona kanë humbur jetët ndërsa 118 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë.

Nga 489 teste që janë bërë 118 prej tyre rezultuan pozitiv, ndërsa po në 24 orët e fundit Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën me dije se janë shëruar 157 pacientë.

“Gjatë 24 orëve të fundit,në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 489 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive.

Totali i  rasteve pozitive është 5.735 raste nga 31.056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërsa  numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.632.

Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.”- -thuhet në njoftimin e IKSHPK’së raportojnë mediat kosovare.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

2 dekada në koma, ndërron jetë “Princi i Fjetur” i Arabisë Saudite

Princi saudit Al- Waleed bin Khaled bin Talal Al Saud, i njohur gjerësisht si “Princi i fjetur”, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare, pas...

Lajme të tjera

Web TV