Thaçi publikon një album me fotografi nga intervista në Hagë

Presidenti Hashim Thaçi ka shfrytëzuar rrjetin social për të treguar pjesë nga qëndrimi i tij në Hagë për intervistimin nga prokuroria, pasi ndaj tij u dorëzua një aktakuzë akoma e pakonfirmuar për krime lufte.

Ai postoi një album me foto ku tregohet qartë intenerari që ai ka përshkruar në qëndrimin e tij 4 ditor.

Nga Haga në Kosovë, faleminderit nga thellësia e zemrës sime!”,  thuhet në mbishkrimin e Thaçit.

Ai u intervistua në Hagë nga e hëna deri të enjten, ndërsa të shtunën premten arriti në Kosovë, përmes pikës kufitare me Shqipërinë, pasi kishte ateruar në Tiranë.

Thaçi tha se u pyet për veprimtarinë e tij dhe të UCK-së, ndërsa u shpreh i sigurt se do të dalë i pastër nga akuzat që tashmë janë dorëzuar ndaj tij.

Bo.Ba/fjala.al