MSH: Nëse e ke kaluar C*vid-19, testin mund të kryehet edhe te privati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se “testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombetare e Barnave dhe Paisijeve Mjekësore do të jenë të vetmet që do të lejohen të përdoren në laboratorë të liçensuar jo publikë dhe të njohur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si laboratorë që plotësojnë standardet për kryerjen e testit serologjik, për praninë e antitrupave të krijuar nga Sars-Cov2”.

Po ashtu Ministria thotë se testet serologjike në laboratorin e mikrobiologjisë në QSUT nuk do të ndërpriten.

PROTOKOLLI i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë:

1-Testimi për kundërtrupa tregon nëse e ke kaluar apo jo infeksionin nga SARS-CoV-2 në të shkuarën, por ky test nuk tregon dhe nuk duhet përdorur për të evidentuar infeksionin aktual. Do të duhen të kalojnë 1-3 javë pas infeksionit, që trupi të prodhojë kundërtrupat. Këto rezultate janë të rëndësishme për të informuar mbi personat që mund të kualifikohen si dhurues të gjakut, i cili mund të përdoret për të përgatitur plazmën konvaleshente, një produkt i cili po shihet për t’u përdorur tek personat që janë shumë të sëmurë me COVID-19.

2-Sido që të jetë rezultati i testimit, pozitiv apo negativ, përsëri duhet të merren masa mbrojtëse për veten dhe të tjerët.

3- Vetëm testet serologjike të aprovuara nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen.

4- Këto teste mund të përdoren në laboratorë publikë dhe privatë. Po ashtu, këto teste përdoren në studimet e Seroprevalencës, ku ISHP vlerëson numrin total të njerëzve që janë infektuar, përfshirë këtu edhe ato infeksione që nuk janë identifikuar.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Pse zemërohemi kur jemi të uritur?

Nuk është e pazakontë që edhe kur jemi të qetë zemërohemi kur kemi uri. Me kalimin e kohës që nga...

Si ndikoi turneu i Harry dhe Meghan te Mbreti Karli III

Në vitin 1992, me martesën e tyre të prishur plotësisht, princat e atëhershëm të Uellsit duhej të bënin një udhëtim zyrtar në Korenë e...

Julia Fox rrëfen se ka kaluar mbi dy vite pa marrëdhënie intime

Julia Fox, aktorja dhe këngëtarja amerikane, e cila në moshën 18-vjeçare ishte dominuese në Hollivud, ka konfirmuar se ka dy vite e gjysmë që...

Balla takim “kokë më kokë” me homologun italian, zbardhet tema e diskutimit

“Takimi me Ministrin e Brendshëm italian Matteo Piantedosi, i cili shprehu ngushëllimet dhe solidaritetin e tij për familjen dhe organizatën e Policisë së Shtetit...

Ish banorja e BBV humb babain: Gjysma e shpirtit tim u shua…

Ish-banorja e “Big Brother VIP1” dhe këngëtarja e njohur Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Nëpërmjet...

Lajme të tjera

Web TV