Basha në Kosovë, anxhenda dy ditore e vizitës zyrtare

Pas ftesës së kryeministrit të Kosvës, Avdullah Hoti, Lulzim Basha do të zhhvillojë një vizitë dy ditore në shtetin fqinj.

Basha do të takohet me drejtuesit më të lartë të shtetit dhe politikës në Kosovë i shoqëruar nga Edi Paloka nënkryetar i PD-së.

Vizitat zyrtare do të fillojnë me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti duke vazhduar me presidentin Hashim Thaçi, dhe më pas me kyetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj.

Ndërsa nesër, Basha do të takohet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Basha do të zhvillojë homazhe pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova, varrit të Isa Boletinit në Boletin, si dhe do të zhvillojë homazhe te Memoriali i Jasharëve në Prekaz.

 

Axhenda e plotë e Lulzim Bashës në Kosovë:

Të hënën më 20 Korrik 2020, Kryetari Basha do të takohet me:

Ora 11.00- Takim me Kryeministrin Avdullah Hoti

VENDI: Kryeministria

Ora 12.00 -Takim me Presidentin Hashim Thaçi

VENDI: Presidencë

Ora 13.00- Takim/drekë pune me Kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin

Ora 15.00- Takim me Kryetaren e Kuvendit Vjosa Osmani

VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

Ora 16.00- Takim me Ramush Haradinaj, Kryetari i AAK

VENDI:  Selia e AAK

Ora 17.00 – Takim me Fatmir Limaj, Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën 

VENDI: Selia e Nismës

Ora 17:45 – Takim me drejtuesit e LDK-së       

VENDI: Selia e LDK

Ora 18:30 – Takim me drejtuesit e PDK-së 

VENDI:  Selia e PDK

Të martën:

  1. Besnik Mustafa, ish-Ministër i Jashtëm dhe Kryetar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë
  2. Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PDSH
  3. Arben Çejku, ish-ambasador dhe drejtues i Qendrës Shqiptare për Mirëqeverisje. /Ra.My. Fjala.al/
Lexo edhe :  Taulant Balla takon Silvinjon: Ëndërrojmë fitoren të shtunën