Basha takim me Vjosa Osmanin: Shqipëria do jetë bashkë me Kosovën në gëzime e sfida

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike takoi sot në Kuvendin e Kosovës kryetaren Vjosa Osmani, ku konfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë dhe sfidat që e presin.

Basha tha se Shqipëria do të mbështesë qëndrimet e Kosovës duke respektuar pavarësinë e saj dhe sovranitetin.

Më tej ai theksoi se Shqipëria do të jetë bashkë me Kosovën si në gëzime por edhe në sfida duke mos lejuar cënimin e integritetit territorial.

VJOSA OSMANI: E falenderova Bashën për qëndrimin e PD kundër ndryshimit të kufijve. Çdokush në Shqipëri duhet të flasë me zë kundër këtyre ideve që shkojnë kundër sakrificës së Kosovës për një shtet Sovran dhe të lirë, si dhe kundër investimit ndërkombëtar për shtetin e Kosovës. Shpresoj shumë të keni një vizitë produktive.

LULZIM BASHA: Së pari për atë që përfaqësoni si një zonjë e brezit të ri si politikane dhe kryetare e Kuvendit .Suksese në detyrën për drejtimin e këtij institucioni. Në mbështetje të axhendës së gjithë forcave politike të Kosovës për dialogun dhe ju rishpreh atë që thashë dhe në takimet e tjera, se për mua dhe PD, opozitën e bashkuar, mbështetja totale ndaj institucioneve dhe partive të Kosovës është orientimi dhe parimi kryesor.

Dialogu ka qenë dhe duhet të jetë rruga për të ecur përpara, por objektivi është njohja. Në këtë kontekst zhvillimet e këtyre 10 viteve, ajo që është më e rëndësishmja siç jemi bashkë në gëzime dhe në sfida. E qartë si drita e diellit se ndihma më e madhe nga Shqipëria si në pavarësi dhe projekte infrastrukturore, edhe në sfidat e tanishme roli i Shqipërisë duhet të jetë më patjetër mbështetje totale për Kosovës, qytetarët dhe institucionet duke respektuar sovranitetin, integritetit territorial si vlera dhe investime të përbashkëta dhe si një investim esencial i SHBA dhe BE, jo vetëm për zgjidhjen e Krizës së Kosovës por paqtimin e rajonit.

Lexo edhe :  Meta nga qelia, letër të hapur të arratisurit Arben Ahmetaj: Dëgjohemi së shpejti!

Ju falenderoj nga zemra për pritjen e ngrohtë.
Ndërkohë Basha bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që këtë verë ta kalojnë në plazhet e Shqipërisë pasi sektori i mikëpritjes turistike shqiptare pavarësisht pandemisë është i përgatitur të presë turistët.

Ai tha se brenga e tij është taksa e Rrugës së Kombit por ajo do korrigjohet teksa shtoi se shqiptarët presin vëllezërit e motrat e tyre këtë vit krahëhapur për turizëm.

LULZIM BASHA: Iu bëj thirrje shqiptarëve të Kosovës t’i drejtohen plazheve të Shqipërisë, sepse janë plazhe të shqiptarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës. Jo vetëm kombinimi i nxehtësisë me bukurinë natyrore, por edhe çmimet janë një tjetër arsye për t’u afruar. Mund t’iu them se sektori i mikëpritjes turistike shqiptare është i përgatitur. Sytë i kemi nga vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.

Jam i brengosur për disa gjëra, si taksat e rrugës së kombit që nesër do i korrigjojmë, dua të ripërsërit thirrjen edhe në emër operatorëve që ju presim me krahë hapur. Do të ndiheni si në shtëpinë tuaj.

Ka.Li/fjala.al

Të fundit

Açka zbulon projektin e mazhorancës: Po blen demokratët me vende pune

Flutura Açka ka zbuluar në Debat atë që ajo e quan dhe projektin e radhës së mazhorancës për të...

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Transformimi digjital, zbardhet marrëveshja 44 milionë euro me BE!

Shqipëria hedh një tjetër hap drejt modernizimit dhe përputhjes me standardet e Bashkimit Europian. Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen me BE-në për transformimin digjital të vendit,...

Diell dhe temperatura të larta! Ja parashikimi i motit për sot

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë një ditë të kthjellët dhe me diell në të...

Lindja e një Kombi: Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës

4 Korrik 1776 Më 4 korrik 1776, në qytetin e Filadelfias, u firmos një prej dokumenteve më të rëndësishëm në historinë moderne: Deklarata e Pavarësisë...

Lajme të tjera

Web TV