COVID-19/Mjeku Ilir Allkja: Qeveria jo transparente, qytetarëve po u mohohet testimi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Videoja e publikuar nga ministrja e Shëndetësisë dy ditë më parë, ku paraqiten pacientë me Covid, të shtruar në Spitalin Infektiv, ka sjellë reagime të shumta të qytetarëve dhe figurave të ndryshme në vend.

Në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjeku Ilir Allkja e cilëson videon si terrorizuese, teksa thekson se dezinformimi dhe paniku që shpërndajnë ato pamje, shkatërron besimin e njerëzve te shërbimi shëndetësor.

Lidhur me kryerjen e tamponit, në rastet kur një qytetar ka dyshime se mund të jetë prekur nga COVID-19, mjeku thekson se qeveria nuk është transparente dhe se ka prova që të afërmve të tij u është mohuar testimi.

Nga Ina Allkanjari

“Familjarëve të mi, miqve të mi, por edhe disa të njohurve të mi u është mohuar testimi, për këtë kam prova të dokumentuara”. Kështu u shpreh në një intervistë për gazetën “Fjala”, mjeku i urgjencës, Ilir Allkja, lidhur me kryerjen e tamponit, në rastet kur një qytetar ka dyshime se mund të jetë prekur nga COVID-19, teksa thekson se qeveria nuk po tregohet transparente.

Së fundmi, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka publikuar një video ku paraqiten pacientë me Covid, të shtruar në Spitalin Infektiv. Për mjekun Allkja këto pamje janë terrorizuese dhe dezinformuese.

“Dezinformimi dhe paniku që shpërndajnë ato pamje lebetitin çdo njeri normal dhe shkatërrojnë keq besimin e njerëzve te shërbimi shëndetësor, si dhe te mjekët që janë heronjtë e këtyre ditëve, të cilët janë duke sakrifikuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve për t’u shërbyer të sëmurëve!”, tha Ilir Allkja.

Për sa i përket ndërgjegjësimit të qytetarëve lidhur me virusin vdekjeprurës, mjeku shprehet se popullata po respekton në kufijtë e së mundshmes masat mbrojtëse, teksa nënvizon që, nëse ka dështime, nuk duhet fajësuar popullata, por instancat përgjegjëse.

Si e shihni situatën aktuale të COVID-19 në Shqipëri, duke marrë parasysh rritjen e numrit të fataliteteve, si dhe të shtrimeve në spital?

Rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 është një rrjedhë logjike e menaxhimit të mbrapshtë që qeveria dhe komiteti teknik i ekspertëve aplikuan. U zbatuan masat më represive në planet, dhe u krye një numër qesharak testimesh në muajt mars e prill, që varionin nga 30-70 testime në ditë.

U mbyllën mijëra biznese, ndërsa popullata u shtrëngua të rrinte nën masa të rrepta policore nëpër shtëpi deri 60 orë në fundjavë nga e premtja deri të hënën. Komiteti i ekspertëve “harroi” faktin që virusi ishte dhe do të mbetej në qarkullim, nuk do të largohej bashkë me pranverën.

Në vend të testimeve frekuente nëpër popullatë, informimit, marrjes së masave të përshtatshme për mbrojtje, komiteti i ekspertëve “të rënë nga qielli” i propozoi qeverisë mbylljen ekstreme nën masa të rrepta ushtarake e policore, të cilat sollën si pasojë dëme të pariparueshme socialekonomike. U rritën ndjeshëm problemet me shëndetin mendor, falimentuan mijëra biznese familjare, mbetën djerrë tokat nëpër fshatra.

Në momentin që qeveria hoqi ndalimqarkullimin, virusi i cili ishte prezent në ajër filloi infektimin e njerëzve që dolën të drobitur nga karantina e tejzgjatur. Dua të shtoj këtu se vetë qeveria provokoi grumbullime masive, madje organizoi vetë bashkë me bashkitë grumbullime, për të inauguruar vepra idiote për qëllime propagande, provokoi protestën disaditore pas shembjes së Teatrit Kombëtar në kohën e pandemisë etj. Rritja e numrit të rasteve është e justifikuar me rihapjen e bareve, restoranteve, transportit publik etj.

Si paraqitet gjendja në Urgjencë, për sa u përket thirrjeve nga personat e prekur me Covid, ose që dyshojnë se mund të jenë të infektuar? Gjithashtu, sa e vështirë bëhet puna e një doktori përballë një situate pandemie, ku mjekët e vijës së parë rrezikojnë edhe jetën e tyre?

Rritja e kërkesës së popullatës për asistencë mjekësore është normale, sidomos për rastet urgjente. Ne këtë e evidentojmë me numrin e misioneve në terren, si dhe rritjen galopante të numrave të skedave që plotësojmë. Është më se normale që qytetarët të shqetësohen edhe kot, për ndonjë simptomë minore apo simptomë që nuk është shenjë semundjeje.

Ne i mirëkuptojmë të gjithë, por gjej rastin t’ju përsëris bashkëqytetarëve se nuk është e nevojshme që për çdo lloj shqetësimi të thirret një ekip mjekësor në shtëpi, pasi edhe ne nuk jemi të sigurt, jemi njerëz, të infektueshëm e të sëmurshëm, mund t’ju sjellim sëmundjen në shtëpi, kështu që kryesorja mbani lidhje me një mjek mik, mjekun e familjes etj., dhe vetëm kur gjendja nuk stabilizohet, mund të kërkoni ndihmë te numri 127. Ju mund të trajtoni vetë në shtëpi një dhimbje të moderuar, temperaturë, rritje tensioni etj., duke u këshilluar me një mjek, pa shkuar vetë në urgjencë, ose pa thirrur urgjencën në shtëpi.

Një mjek është njeri si gjithë të tjerët, mjeku rrezikon shëndetin dhe jetën e tij për shkak të detyrës, madje edhe të familjarëve të tij. Në Shqipëri një mjeku përveç vështirësive të natyrshme të punës së tij i duhet të përballet edhe me dhunën e politikës, administratës së korruptuar, baltës së mediave të ndryshme etj.

Lexo edhe :  Rama shpall shtetin bektashi: Selia e Kryegjyshatës do të ketë status të veçantë!

Së fundmi ministrja e Shëndetësisë ka publikuar një video, ku paraqiten pacientë të shtruar në Spitalin Infektiv Covid. Ka zëra që pamjet janë të inskenuara dhe të pavërteta. Ju, si e gjykoni, dhe çfarë impakti ka te qytetarët publikimi i këtyre pamjeve?

Të tilla pamje me të sëmurë që janë në luftë me vdekjen, duhej doemos të ishin të censuruara, e me paralajmërim për moshën, pasi përdorues të facebook-ut janë edhe shumë minorenë. Në pamjet e serviruara nga kryeministri e ministrja vërehet një shishe plastike uji të pijshëm, për të cilën dua të sqaroj gjithë publikun se nuk është në asnjë mënyrë duke iu injektuar të sëmurit, por mënyra se si është servirur të terrorizon!

Dezinformimi dhe paniku që shpërndajnë ato pamje lebetitin çdo njeri normal dhe shkatërrojnë keq besimin e njerëzve te shërbimi shëndetësor, si dhe te mjekët që janë heronjtë e këtyre ditëve, të cilët janë duke sakrifikuar shëndetin e tyre dhe të familjarëve për t’u shërbyer të sëmurëve!

Është pa dyshim një video e papërgjegjshme, dezinformuese, jashtë realitetit, e shpërndarë nga funksionarë publikë të papërgjegjshëm, shkatërron akoma më tej marrëdhëniet tejet të brishta mjek-pacient në Shqipëri! Një qytetar që ka njohur gjyshen e tij në videon e qeverisë denoncon keqpërdorimin dhe deklaron se gjyshja e tij ka qenë shtruar në Neurologji e jo në Infektiv, siç e paraqet qeveria të sëmurë me COVID-19.

Pra, janë pamje të komprometuara e të sajuara, që dezinformojnë e terrorizojnë publikun! Në një vend normal, njerëz normalë do të jepnin dorëheqjen, por të gjithë dimë mirë që dorëheqja është akt i njerëzve të virtytshëm e të ndershëm! Unë nuk e pres atë nga të tillë karrigembajtës!

Shumë ankesa kanë qarkulluar nga qytetarë të ndryshëm, për shkak të vonesës së bërjes së tamponit. A disponojmë mjaftueshëm teste në situatën ku ndodhemi?

Për opinionin tim, qeveria nuk është transparente me këtë pjesë. Ashtu siç fsheh gjithçka në tërë aktivitetet e saj, edhe në rastin e menaxhimit të epiedmisë së Sars-Cov2 unë dyshoj që qeveria të jetë transparente. Familjarëve të mi, miqve të mi, por edhe disa të njohurve të mi u është mohuar testimi, për këtë kam prova të dokumentuara. Se përse ndodh kështu, mbetet për t’u sqaruar në një moment të dytë.

Si paraqitet aktualisht virulenca e COVID-19?

Unë nuk jam mjek mikrobiolog, infeksionist apo epidemiolog. Ajo që duhet të dimë është se koronavirusi i ri (COVID-19) nuk është fiks ai virusi me madhësi mesatare, me qëndrueshmëri të ulët në temperaturë e sipërfaqe të ndryshme, që përshkruante OBSH-ja në muajin dhjetor 2019.

Fatkeqësisht, është një virus që reziston mbi 3 orë në ambiente të mbylluara e të paajrosura, me lagështirë, si dhe temperatura 27 gradë Celsius nuk e dëmton në atë masë që thuhej.

Unë, personalisht, nuk isha optimist se me ardhjen e stinës së nxehtë do të çaktivizohej si virus, pasi rastet në rritje në muajin mars në vendet arabe, afrikane, të Amerikës Qendrore etj., e hidhnin poshtë teorinë se koronavirusi i ri nuk do të rezistonte gjatë muajve të nxehtë të verës.

Mendoni se ka një ndërgjegjësim të qytetarëve për sa u përket masave parandaluese të virusit?

Une besoj se popullata po i respekton në kufijtë e së mundshmes masat e mbrojtëse, në qoftë se ka dështime, unë nuk mund të fajësoj popullatën, por instancat përgjegjëse.

Si e shihini vendimin e marrë së fundmi për përdorimin me detyrim të maskave në ambientet e mbyllura?

Ky vendim mbetet i diskutueshëm për disa arsye. Disa vende evropiane nuk e kanë aplikuar, dhe kanë numër shumë të ulët të prekurish. Maskat nuk japin një mbrojtje perfekte, sidomos ato prej letre. Në disa dalje në muajin mars kam theksuar se maskat më të mira janë ato prej nape të dyfishtë pambuku, që prodhohen lehtë nëpër shtëpi, pasi janë të sigurta, nuk kushtojnë, lahen deri në 90 gradë, hekurosen etj.

Maska në vetvete mund të bëhet shkak për sëmundje, kur nuk është konform rregullave, apo nuk mbahet siç duhet. Me shqetësim shoh se njerëzit mbajnë 1 ditë ose më gjatë një maskë të vetme. Maska s’ka pse mbahet në natyrë, kur je i vetëm në shtëpi apo me familjarët e tu. Kryesorja, maska mund të bëhet burim infeksioni, pasi ajo mund të kontaminohet me pluhura, mikrobe e viruse, prandaj duhet ndërruar shpesh.

Për rreth 2 javë vihet re një rritje e numrit të personave që po e humbin luftën me virusin. Pse këto shifra?

Për opinionin tim, është më se normale që rritja e numrit të të infektuarve të shoqërohet me rritjen e numrit të atyre që fatkeqësisht e humbin betejën me sëmundjen e koronavirusit. Por në përqindje vdekshmërie jemi pothuaj njësoj si në muajt e parë.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Trump “hakmerret”!Morën pjesë në çështjet penale kundër tij,presidenti i pushon nga puna

Presidentit Donald Trump ka shkarkuar disa zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë që drejtuan hetimet për çështjet penale kundër tij. Një...

Mos i gënjeni kurë këto shenja të horoskopit, sepse hakmarrja e tyre mund t’iu lëndojë

Ka disa shenja të horoskopit që kanë instinkt veçanërisht të fortë që i mbron nga gënjeshtrat dhe surprizat e pakëndshme. Qoftë çështje miqësie apo biznesi,...

Pesë mënyrat si ta mbani zemrën tuaj të shëndetshme ndërsa plakeni

Sëmundjet e zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve, por mjekët thonë se disa zakone të shëndetshme mund të bëjnë një ndryshim të madh. Këto...

Nga pasaporta tek simbolet! Si do të funksionojë shteti bektashi

Gazetari Ferdinant Samarxhi zbuloi në “Top Story” detajet në lidhje me krijimin e një shteti bektashi. Ai foli për mënyrën se si do të funksionojë...

Përplasjet me Berishën, vjen përgjigjja e Ballës:Gjarprin e kam kapur që i vogël në ferra

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i kthen një përgjigje epike Berishës pas akuzave të shumta drejtuar atij. Pyetjes së moderators së...

Lajme të tjera

Web TV