Komisioni i Posaçëm Hetimor për Ilir Metën po diskuton sot për raportin që do i dërgojë Kuvendit për votim. Brenda shumicës nuk janë të gjithë dakord me raportin e hartuar seancën e kaluar nga repaltorja socialiste Klotilda Bushka që tërhiqet nga shkarkimi i Presidentit dhe kërkon hartimin e një ligji organik për kreun e shtetit. Bashkim Fino e kundërshtoi raportin. Ai tha se nuk mund të njollosim veten me një rezolutë.
Bashkim Fino: Më shumë i vini vërdallë cështjes sikur po japim një opinion për një projektligj të zakonshëm. Përfytyroni si do të ishte Shqipëria nëse vendi nuk do të kishte zhvilluar zgjedhje lokale, shikoni Shkodrën, një kryetar bashkie votohet për 4 vite dhe sot ne kemi kryetarë bashkie që vijojnë mandatin për shkak të mosdekretimit të zgjedhjeve nga Presidenti. Nuk e di sa do të vazhdojë, këtë e dini ju, që thoni se shkelja nuk është aq e rëndë për ta shkarkuar.
Ju më thoni se duhet bërë një ligj organik për Presidentin. Jo për presidentin emër mbiemër, por institucionin. Sot nuk mund të përgjigjemi si grup kriminal i marrë peng nga presidenti. Prandaj ju ftoj që të reflektojmë përpara se cështja të votohet në seancë. Ne kemi dy opsione ose pro ose kundër, por jo rezoluta. Me gjithë këto që janë bërë këtu besoj që njollosim veten tonë.
Alket Hyseni: Ka pasur shkelje, por nuk ndamë dot thellësinë e shkeljes dhe këtë e ndajmë këtej e tutje. Synimi ka qenë të sqarojmë sovranin dhe që të mos ndodhin më. U ftoj ta miratojmë raportin e paraqitur nga relatorja, që është formuluar me kujdes profesional.
Ka edhe qëndrimin politik të shumicës. Shumica nuk mund të shkelë kushtetutën për të penalizuar shkelësit e kushtetutës, kaq ishte hapësira e mundshme ligjore dhe politike, evidentoi shkeljet dhe jep rekomandimet. Mund të ndodhë që në seancë të mos miratohet ky raport dhe të gjykojë seanca, që ka më tepër apo më shumë se kaq.
Bashkim Fino: Këtu nuk ka dëshirë personale të shkarkimit të presidentit. Distaninim duhet ta bëjë edhe vetë zoti Hyseni nga këto fjalë.
Alket Hyseni: Që të sqaroj zotin Fino, nuk iu referova dëshirës së tij, por ndonjë kolegu. Nuk iu referova Finos personalisht. Parlamenti i tërheq edhe veshin presidentit,që çke me të, dhe me këtë rast i është tërhequr cke me të, fort dhe nuk është cështja nga ana e etikës apo disiplinës.
la.mi/Fjala.al