Manastirliu me “dorë të hekurt”: Ndalohen klubet e natës, pezullim aktiviteti, gjobë deri në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me vendim të qeverisë shqiptare nga sot do të ndalohen klubet e natës, diskot, lounge bar dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre. Njoftimi është dhënë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu duke theksuar se prioritet nr.1 për qeverinë shqiptare është mbrojtja e jetës së qytetarëve.

Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili: Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3,000,000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare. Sipas këtij akti, ndalohet muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1,000,000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore”

Ky vendim, sipas Manastirliut, vjen pasi është konstatuar që në këtë periudhë, klubet e natës janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohet totalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.

Manastirliu në komunikimin e saj ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë masat e vendosura dhe të përshtaten me normalitetin e ri si e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

Prioriteti ynë Nr.1 është mbrojtja e jetës së qytetarëve. Me vetëm këtë prioritet në mendje, do të marrim të gjitha masat e nevojshme”

Manastirliu ka apeluar për zbatimin rigoroz të masave të distancimit social, higjenës vetiake, përdorimit të maskës, dhe çdo lloj mase tjetër që autoritetet shëndetësore rekomandojnë për mbrojtjen e shëndetit.

Lexo edhe :  Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori!

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Pranga turistit për 8.2 gr kanabis/ 19-vjeçari francez: S’e dija që në Shqipëri ndalohej

Vizita turistike në Shqipëri nuk ka shkuar aspak mirë për një 19-vjeçar nga Franca. Të nesërmen e mbërritjes bashkë...

E rëndë/ 4-vjeçari lëndohet gjatë lojës në kopësht, transportohet në spital

Sipas informacioneve zyrtare, i mituri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht, ndërsa ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Ditën e djeshme, 14 gusht 2025, një djalë...

Regjistrimi i lojtarëve të rinj, Flick shpreh pakënaqësinë ndaj drejtuesve të Barçës

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka pranuar se nuk është i kënaqur me mënyrën se si klubi po e trajton çështjen e regjistrimit të...

Gara për inteligjencën artificiale: ChatGPT sfidon dhe lë pas Grok-un e Elon Musk

OpenAI, krijuesi i ChatGPT-së, ka mundur Grok-un e Elon Musk-ut në finalen e një turneu për të shpallur lojtarin më të mirë të shahut...

Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%!

Cmimi i naftës në tregjet e huaja është ulur me 20% krahasuar me vitin e kaluar. Por sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rënie e...

Lajme të tjera

Web TV